🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 84.18 ▲0.71%
ARI 4,115 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $63,913 ▼ -1.02% ETH $1,886 ▼ -1.71% XRP $1.0734 ▼ -0.67% SOL $73.6100 ▼ -0.54%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,115 ▼1.1 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 84.18 ▲0.71 % ARI 4,115 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Kryebashkiaku demokrat i Memaliajt i bashkohet thirrjes së banorëve për protestë kundër shkrirjes së bashkisë

https://omg10.com/4/11463930

Kryetari demokrat i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj, i është bashkuar thirrjes së banorëve për të protestuar këtë të premte në orën 19:00 kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës së re Territoriale.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Malaj u shpreh se protesta vjen pas shqetësimeve të qytetarëve për fshirjen e Bashkisë Memaliaj nga harta e re territoriale, duke theksuar se propozimi nuk është shoqëruar me transparencë dhe dëgjesë publike me komunitetin.

“Si Kryetar i Bashkisë Memaliaj, ndonëse kam marrë pjesë në dëgjesën e zhvilluar në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, ku e kam kundërshtuar me forcën e argumentit propozimin që Bashkia Memaliaj të shkrihet, argumentet nuk janë marrë për bazë”, shkroi Malaj.

Sipas tij, Bashkia Memaliaj është e dyta në qarkun e Gjirokastrës për numrin e banorëve dhe sipërfaqen, ndërsa një vendim i tillë do të sillte humbje të identitetit, traditave dhe kulturës së zonës, do të ngadalësonte zhvillimin ekonomik dhe do të nxiste më tej shpopullimin.

Malaj argumentoi se bashkia ka përmirësuar infrastrukturën, ka zhvilluar aktivitete kulturore, artistike e sportive dhe ka rritur performancën e saj në menaxhimin e të ardhurave vendore.

Në fund të reagimit, kryebashkiaku demokrat ftoi banorët e qytetit dhe 53 fshatrave të Bashkisë Memaliaj që t’i bashkohen protestës në orën 19:00 te Ura e Vjetër, në hyrje të qytetit, për të kundërshtuar reformën territoriale dhe mbrojtur, sipas tij, të ardhmen e komunitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.