☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.58 ▲1.59%
ARI 4,437 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,968 ▼ -1.32% ETH $2,468 ▼ -0.95% XRP $1.3775 ▼ -3.14% SOL $101.0900 ▼ -2.43%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.58 ▲1.59 % ARI 4,437 ▼0.52 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.58 ▲1.59 % ARI 4,437 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

Kryebashkiaku i Triestes për ATSH-në: Le t’i japim fund luftërave e të jetojmë në paqe

Kryetari i Bashkisë së Triestes, Roberto Dipiazza, në një prononcim për ATSH-në, foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit.

“Në një botë kaq të komplikuar, me 16 milionë banorë që përfaqësojnë Ballkanin në këtë moment, kjo nuk mund të jetë një problem” u shpreh Dipiazza për ATSH-në i cili përshëndeti edhe Konferencën me temë “Ballkani takohet në Trieste” e organizuar nga ANSA në kuadër të Asamblesë së 34-t të Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore (ABNA-SE) në bashkëpunim me Rajonin Friuli Venezia Giulia dhe Nismën e Evropës Qendrore (CEI).

Ai vlerëson kontributin dhe bashkëpunimin me qytetarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të cilët jetojnë dhe punojnë në Trieste.

Dipiazza tha se këshilltari i tij për buxhetin është nga Shqipëria.

“Unë gjithmonë kam pasur shumë marrëdhënie me komunitetin serb dhe me komunitetin shqiptar. Madje kemi edhe një këshilltar, Everest Bertoli, i cili ka lindur në Shqipëri, ka jetuar në Shqipëri dhe është këshilltari im për buxhetin. Kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh ai.

Dipiazza tha gjithashtu se qytetarët nga Kosova kanë përfituar edhe nga mbështetja e ofruar nga Bashkia që ai drejton. “Kam njohur njerëz të mrekullueshëm, punëtorë të mëdhenj: serbë, kosovarë, shqiptarë, maqedonas. Kam njohur të gjithë këta njerëz, sepse në Trieste jetojnë shumë prej tyre”, pohoi ai.

Dipiazza shtoi se: “Ajo që pyes veten është: Me 16 milionë banorë, si nuk arrijmë të bashkohemi dhe të jetojmë në paqe, të përparojmë, të kemi punë dhe të krijojmë pasuri për veten dhe për vendin tonë?”.

“Kemi tashmë kaq shumë luftëra. Le t’i japim fund kësaj. Të përpiqemi të jetojmë në paqe”, apeloi kryebashkiaku i Triestes, Roberto Dipiazza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.