Kryeministri malazez në Serbi: Më pak politikë, më shumë ekonomi
Marrëdhënie jo harmonike
Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë ka kohë që janë tensionuar, sidomos pas trazirave me rastin e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Serbe Ortodokse, Joanikije. Serbia jo rrallë herë është cilësuar si shtet, që në mënyrë aktive dhe hapur është përzier në çështjet e brendshme të Malit të Zi, siç qe dhe rasti në procesin zgjedhor në verën e vitit 2020 kur nga pushteti u hoq Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Gjukanoviq. Po ashtu thuhet se një pjesë e udhëheqjes serbe respektivisht funksionarë të ndryshëm të saj promovojnë ideologjinë e ashtuquajturës “botë serbe” ku bëhen tentativa që Mali i Zi të vihet nën kontrollin e Serbisë. Në këtë drejtim sipas pohimeve të një pjese të opinionit, ata kanë përkrahjen e Kishës Ortodokse Serbe.