☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Kryeministri, pema dhe kanalet e ujërave të zeza të kasharit

Vëzhgim

Nga LUAN RAMA

Siç ndodh me tepri dhe pa asnjë qasje profesionale, Facebook-u i Kryeministrit është shndërruar në një prej burimeve kryesore që mban me lajme radiot, televizionet dhe portalet e shumta.

Ndaj kësaj praktike mund të ketë qëndrime dhe vlerësime të ndryshme.

Por kur mbërrin puna që edhe gjetja e një trungu pemeje, qoftë edhe 8 metra i gjatë (6 metra më i gjatë se vetë Kryeministri!), në kolektorin e ujërave të zeza në Kashar të bëhet lajm sepse këtë fakt e ofron, me një shkrim të gjatë, Kryeministri i vendit në faqen e tij në Facebook, atëherë duhet thënë se mjerimi profesional ka mbërritur në përmasat e alarmit.

Pa asnjë mëdyshje, mjerues është edhe fakti që vetë Kryeministri merret me një trung të gjetur në kanalet e ujërave të zeza dhe, për më tepër, e përdor këtë fakt si argument për të na thënë se:

“… kjo është edhe një kujtesë shumë konkrete për të gjithë ata që kanë harruar pse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale”.

(Citimi në thonjëza është marrë fjalë për fjalë nga ajo që ka shkruar Kryeministri.)

Por rendja turravrap, pa arsyetuar asnjë grimë, për ta shitur gjetjen e atij trungu të mallkuar si një zbulim më të madh se sa Leva e Arkimedit dhe, mbi të gjitha, për ta përdorur edhe si argument se përse Shqipërisë i duhej Reforma Territoriale, vetëm e vetëm sepse Kryeministri e shërben si të tillë, është një fyerje e madhe për cilindo që ka sado pak mend dhe e ndjen veten të aftë të dëgjojë, të shikojë, të lexojë dhe të kuptojë.

Një trung pemeje që gjendet në një kolektor mund të jetë dëshmi e një historie idiotësh, e një neglizhence budallenjsh nga ata që merren në punë se vjedhin vota, apo mbase edhe punë e qëllimtë njerëzish keqbërës, por nuk është, në vetvete, asnjë argument për Reformën Territoriale.

Kur Kryeministri e shndërron edhe trungun e nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza në argument politik, problemi nuk është më pema.

Problemi nuk është as Kryeministri.

Problemi jemi të gjithë ne që pranojmë të trajtohemi si pema që budallenjtë e harruan në kanalet e Kasharit dhe që Kryeministri e gjeti dhe e hodhi në “kanalet” e Facebook-ut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.