Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 20 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $63,848 ▲ +1.11% ETH $1,728 ▲ +1.38% XRP $1.1444 ▲ +0.97% SOL $71.7200 ▲ +3.67%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
20 Jun 2026
Breaking
Bota

Kryeministri polak: Evropa nuk ka më karburant

 

Polonia është përfshirë prej disa vitesh në një polemikë dhe marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Europian. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sjellja e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, qëndrimet e fundit legjislative dhe publike për Holokaustin, të gjitha bashkë kanë përkufizuar një Poloni që është problem për narratiën monotone, njëngjyrëshe të stabilitetit të vlerave në Europë.

Por duket se elita politike polake nuk vuan nga ndonjë kompleks në këtë drejtim dhe në shtjellimin publik të tezave të veta.

Në një intervistë për revistën e njohur “Spiegel”, kryeministri polak,  Mateusz Morawiecki, shpreh hapur pikëpamjet e veta për ato që janë çështje debate sot në BE. “Polonia është një vend shtet komb demokratik njësoj sit ë gjitha vendet e tjera të Europës. Dhe ne jemi pragmatistë. Ne kemi një problem me një pjesë të elitës politike europiane dhe me gazetarët, por jo me njerëzit e zakonshëm. 97% e investitorëve të huaj do të donin të vinin sërish në Poloni. Por ju keni të drejtë për faktin se ne duhet të shpjegojmë më mirë politikat tona”, shprehet ai.

Sipas tij kritikat e Brukselit për reformën në gjyqësor janë false dhe të pabazuara ndërkohë që përpjekjet e Polonisë kanë imponuar sjelljen prej partneri nga BE dhe jo më të një mësuesi. I pyetur për qëndrimin e Polonisë në raport me Europën, Morawiecki thotë se shumica e shoqërive në Europë dëshirojnë një Europë të Shteteve dhe jo një federatë, apo Shtetet e Bashkuara të Europës. Ai ka vlerësuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë e partneritetit transatlantic, si garanci për sigurinë dhe demoracinë në botë. I qartë dhe i hapur në qëndrimet e veta, kryeministri polka thotë se Europa nuk ka më ideale. Idetë kryesore të pas Luftës, si rritja ekonomike dhe ulja e papunësisë, integrimii vendeve ish-komuniste, paqja dhe ekonomiae tregut, nuk mjaftojnë më.
“Unë jam një idealist. Ne duhet të punojmë për ide të reja për Europën. Për mua ide do të ishin pyetje si p.sh si do të përballemi me robotizimin, me kapitalizmin e përshpejtuar, me transformimin e botës së punë përmes automatizimit dhe inteligjencës artificiale dhe me pabarazinë, që është rritur në mënyrë eksponenciale. Këto janë pyetjet e së ardhmes, unë jam dakord me Thomas Piketty në këtë”, shprehet ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.