Politika

Kryeministri Rama në Bruksel për takimin vjetor për Ballkanin

Kryeministri Edi Rama është sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin vjetor për Ballkanin.

Kryeministri-Edi-Rama-ne-konference-per-shtyp1Në këtë takim do të diskutohet me krerët e BE dhe përfaqësuesit e rajonit mbi temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht pritet të përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit.

Ndërkohë mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet sot nga Miqtë e Europës.

Kryeminstri serb ka preferuar të evitojë një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe.

Por në prag të takimit, pritet që Serbia të mungojë për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button