☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,546 ▲0.4%
DOW 52,553 ▲0.1%
NASDAQ 26,112 ▲0.92%
NAFTA 79.73 ▲2.03%
ARI 4,056 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,502 ▲ +3.84% ETH $1,878 ▲ +6.1% XRP $1.1167 ▲ +4.81% SOL $77.1600 ▲ +2.98%
S&P 500 7,546 ▲0.4 % DOW 52,553 ▲0.1 % NASDAQ 26,112 ▲0.92 % NAFTA 79.73 ▲2.03 % ARI 4,056 ▲1.25 % S&P 500 7,546 ▲0.4 % DOW 52,553 ▲0.1 % NASDAQ 26,112 ▲0.92 % NAFTA 79.73 ▲2.03 % ARI 4,056 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Rama njofton anulimin e Ligjit për Investimet Strategjike: E ka përmbushur misionin

Gjatë punimeve të Konferencës Ndërqeveritare, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni Evropian është plotësisht i informuar mbi çdo zhvillim që lidhet me projektin e Zvërnecit. Kreu i qeverisë theksoi synimin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe përshtatjen e kuadrit ligjor për zonat e mbrojtura në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Projekti i Zvërnecit dhe vlerësimi mjedisor

Lidhur me projektin e Zvërnecit, Kryeministri sqaroi se aktualisht vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër dhe se dizajni përfundimtar ende nuk është finalizuar. Ai theksoi rëndësinë e raporteve të bazuara në të dhëna të verifikuara, duke vlerësuar rolin mbikëqyrës dhe objektiv të Komisionit Evropian.

“Për ne të gjithë zërat janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, zëri i Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirëinformuar bazuar në fakte. Në këtë botë informacioni dhe pikëpamjeve të debatueshme ku e vërteta gjen gjithnjë e më pak hapësirë, komisioni mbetet në fakt ai që mban fort objektivitetin sepse punon bazuar në fakte, të dhëna, burime të verifikuara.”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se nuk ka vend për shqetësim mbi ndikimin e projektit dhe garantoi zbatimin e rregullave të standardeve të anëtarësimit.

“Ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me librin e shenjtë të besimtarëve ateistë në Shqipëri është pretendim pa bazë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipëri dhe Europën.”, theksoi kryeministri.

Ndryshimet legjislative, Investimet Strategjike dhe Zonat e Mbrojtura

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Kryeministrit u ndal te reformat ligjore. Ai njoftoi se ligji për investimet strategjike ka përmbushur misionin e tij dhe se po punohet ngushtësisht me Komisionin Evropian për ta shfuqizuar atë.

“Na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet evropiane dhe të ndryshojmë gjithçka që s’është në pajtim me standardet evropiane. Shfuqizimi nënkupton anulim.”, tha Rama.

Sa i përket ligjit për zonat e mbrojtura, Kryeministri e vlerësoi atë si një nga ligjet më të mira aktuale, por pranoi nevojën për ndërhyrje në specifika të caktuara për t’u linjëzuar me direktivat e BE-së.

“Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me BE, edhe për këtë po punojmë me Komisionin. Shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje, është miratim 100% me standardet.”, theksoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.