Politika

Kryeministri Rama viziton fabrikën e riciklimit “Everest”

Një kamion qëndron para magazinave të fabrikës së riciklimit “Everest” në Kashar, Tiranë, për t’u nisur drejt doganës, i ngarkuar me qese me destinacion konsumatorin francez. Kjo ngarkesë është produkti final. Lënda e parë e përpunuar dhe në përfundim të një procesi modern teknologjik eshte ricikluar në këtë produkt final që janë qeset, të stampuar edhe në frëngjisht, gati për t’u eksportuar në Francë. Në mënyrë të ngjashme fabrika të tjera prodhojnë edhe tuba uji për vaditje, litarë dhe fibër poliestre, apo produkte me mbetje druri etj. nga riciklimi.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputetët Eduart Shalsi, Namik Kopliku dhe Besnik Bare, ishte në këtë fabrikë ku pa nga afër me procesin teknologjik të riciklimit. Në ambientet e fabrikës, kryeministri pati edhe një bisedë me disa riciklues, të cilët kishin ekspozuar produktet e tyre në panairin e hapur në ambientet e kësaj fabrike.

Aktualisht, industria e riciklueshme në vend përpunon 120 mijë ton mbetje të vendit në vit. Ricikluesit thanë se në rast se kjo industri do të stoponte për shkak të mospërballimit të kostove, minimalisht 10 mijë ton mbetje në muaj do të mbeteshin rrugëve. Ndërkohë që në ekonominë kombëtare gjeneron 150 milionë euro, ose 1% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar.

“Nëse do ta imagjinoni për një moment se të gjitha këto fabrika të mbylleshin për shkak të papërballimit të kostove etj., sa për qind do të rriteshin mbetjet e papërpunuara që do të shkonin nëpër gropa, që do digjeshin, që do mbeteshin rrugëve”, u interesua kryeministri, për të cilën ricikluesi u përgjigj: “Minimalisht janë mbi 10 mijë ton në muaj.”

foto1“120 mijë ton mbetje vendase në vit do përfundonin nëpër gropa, do mbeteshin nëpër lagje dhe nuk do të arrinin dot të ricikloheshin. Ndërkohë që duke fuqizuar tani industrinë, duke e bërë të punojë me orë të plota dhe duke e bërë ndarjen e diferencuar paralelisht, ne do të kemi kapacitet shumë më të lartë të trajtimit të kësaj lënde të parë me efekt 150 milionë euro plus në ekonomi, 1% e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar,” nënvizoi kryeministri.

Prodhuesi i fabrikës “Everest” tha se 80% e produktit të kësaj fabrike nga riciklimi i mbetjeve të vendit shkon për eksport. “Aktualisht, ne kemi mbajt 80% për eksport dhe kemi kapacitete të instaluara. Ky është kamioni që po shkon konkretisht për eksport. Ajo qesja franceze që ju treguam është duke u ngarkuar, pra, ato mbetjet e riciklueshme që ne pamë atje u kthyen në lëndë të parë, u përpunuan dhe po shkojnë në eksport.”

Krahas qeseve, fabrika prodhon edhe tuba uji për vaditje nga mbetjet e riciklueshme. Ligji i ri i hap mundësitë industrisë ricikluese të përmbushë plotësisht kërkesat e tregut në vend për tuba ujit për vaditje në sera.

“Ata që blejnë mall në Francë me këtë qese, d.m.th, këtë qese e kanë nga mbetjet e Shqipërisë të ricikluara, të ashtuquajtura gabimisht plehra, që nuk janë plehra, sepse kthehen në prodhim, nuk shkojnë për t’u djegur dhe për t’u groposur. Sepse plehra është çfarë shkon për t’u djegur dhe për t’u zhdukur, kurse mbetjet e gjelbra janë lëndë e parë. Këto tuba që ujisin serat vijnë nga këto mbetje. Domethënë, ligji i ri u jep juve mundësi që duke rritur sasinë e lëndës së parë, ju të prodhoni tuba për serat e vendit dhe ta përmbushni plotësisht kërkesën e vendit, me cilësi dhe sasi”, nënvizoi kryeministri.

foto4Një tjetër riciklues tregoi se prodhon litarë nga riciklimi i shisheve petë dhe fibër poliestre që përdoret për të prodhuar fillin e poliestrër. Një tjetër fabrikë prodhon nga lwnda e parw e riciklueshme tuba uji për vaditje dhe ujin e pijshëm, si dhe fibra optikë. “80% e jona shkon në Gjermani,” – tha ai. Edhe e mirënjohura Fiat Chrysler furnizohet me lingota të prodhuara nga mbetjet shqiptare. “Prodhojmë lingota për industrinë automotive. Kjo praktikisht është e përgatitur për Fiat Chrysler,” – bëri të ditur prodhuesi. Ndërsa një nga ricikluesit që prodhon produkte nga mbetjet e tallashit ngriti shqetësimin se fabrika e saj kishte muaj pa punë për shkak shpjegoi ajo.
Rritja e kësaj industrie do të thotë rritje e kapacitetit për të përpunuar më shumë mbetje nga gjithë territori i vendit dhe të përmbushë plotësisht kërkesat e tregut për produkte. “Ne e konsiderojmë të domosdoshme, theksoi kryeministri, që nëse ju sot pastroni 120 mijë ton mbetje të këtij lloji nga territori i Shqipërisë, nga territori i qendrave urbane, ne duam këtë ta shtojmë dhe të mos lëmë më asnjë gjë të riciklueshme që të na iki dëm. Rritja e kapacitetit tuaj do të sjellë që ju të mbuloni të gjithë nevojat e vendit për tuba për bujqësinë.”

Por një problem që pengon në punën e saj këtë industri me mbetje të vendit është mos diferencimi që në burim i mbetjeve. Për këtë, kryeministri Rama theksoi se së shpejti do të nisë me Tiranën dhe disa bashki të tjera ngritja e sistemit të mbetjeve të diferencuara. Ligji i ri, tha kryeministri, sjell një qasje krejt tjetër të problemit të mbetjeve.

foto2“Moslejimi për një periudhë kohë i importit e ka rritur kapacitetin mbledhës të industrisë në vend dhe e ka fuqizuar rrjetin e grumbulluesve, por ka ardhur një moment që industria nuk e çon dot më përpara këtë proces për arsye të kostove të larta që ka dhe të faktit që Shqipëria akoma nuk ka diferencim të këtyre mbetjeve në burim, domethënë, kazan. Dhe tani, lejimi i importit të këtyre lloj mbetjeve që janë faktikisht lëndë e parë për prodhim do të fuqizojë industrinë, pa e lënë që të falimentojë siç ndodhi me 2 fabrika deri tani dhe paralelisht me ngritjen e sistemit të mbetjeve të diferencuara që do të fillojë në disa bashki, – duhej patjetër reforma administrative se nuk mund të bëhej me 400 komuna, – por që duhet patjetër një periudhë përgatitore se nuk mund të bëhej brenda ditës dhe me Tiranën nis në muajt në vijim, do të sjelli që Shqipëria do të jetë shumë më e pastër. Pra, ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është që ligji i ri, që nuk është ligji i vjetër, por që është plotësisht një qasje tjetër, është për ta bërë Shqipërinë më të pastër”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button