☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,169 ▼ -1.93% ETH $2,424 ▼ -0.34% XRP $1.5217 ▲ +9.41% SOL $93.9300 ▲ +1.32%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Kryeministrja britanike emëron Gavin Williamson, ministrin e ri të Mbrojtjes

Kryeministrja britanike, Theresa May, emëroi të enjten 41 vjeçarin Gavin Williamson në postin e ministrit të Mbrojtjes, pasi paraardhësi i tij, Michael Fallon, u detyrua të japë dorëheqje për shkak të një skandali seksual.

Zyra e May-t njoftoi më 2 nentor për emërimin e Williamsonit. Pas marrjes së detyrës, Gavin Williamson do të përballet me tri sfida të mëdha, si shmangien e reduktimit të buxhetit për mbrojtjen kombëtare, rritjen e shpërblimeve ushtarake dhe luftën kundër organizatave terroriste duke përfshirë ISIS.

Ndërkohë, Fallon dha dorëheqje, duke thënë se sjellja e tij mund të mos i ketë përmbushur standardet që priten nga ushtria britanike. Ai u shpreh për BBC-së se “ajo që mund ketë qenë e pranueshme 15 apo 10 vjet më parë, nuk është më”.

Fallon është politikani i parë që është larguar pas zbulimeve të fundit për abuzim të rëndë seksual në Parlamentin britanik. “Një numër akuzash për deputetët kanë dalë në pah ditët e fundit, përfshirë disa edhe për sjelljen time”, tha Fallon në letrën e dorëheqjes.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Gavin Williamson ka i lindur më 25 qershor 1976 dhe është një politikan britanik i Partisë Konservatore. Ai është arsimuar në Scarborough. Ka studjuar per ekonomi. Ai mori një BSc në Shkencat Sociale nga Universiteti i Bradfordit. Që në moshë te re eshte organizuar me partinë Konservatore. në vitin 1998 Williamson ishte kryetari kombëtar i Studentëve Konservatorë, kurse në vitin 2001 në moshën 26 vjeçare u zgjodh këshilltar Qarku.

Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010 si deputet i Parlamentit Britanik për zonën Scarborough. Në tetor 2011 u emërua Ministër i Shtetit për Irlandën e Veriut. Pas dorëheqjes së David Cameron, Williamson “u zotua privatisht” për të ndaluar kryeministrin Boris Johnson që të bëhej udhëheqës i Partisë Konservatore. Ai vlerësoi se Theresa May ishte kandidati më i mundshëm për të mposhtur Xhonson, i ofroi ndihmën e tij dhe ishte menaxheri i saj i fushatës parlamentare.

Kryeministrja britanike Theresa May, më 2 nëndor 2017, emëroi Gavid Williamson si Ministër i Mbrojtjes.

Gavid Williamson është i martuar me Joanne. Çifti ka dy vajza, Annabel dhe Grace.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.