☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.76 ▲2.81%
ARI 4,538 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,899 ▲ +11.68% ETH $2,285 ▲ +19.12% XRP $1.1524 ▲ +14.82% SOL $87.4200 ▲ +13.17%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.76 ▲2.81 % ARI 4,538 ▼0.16 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.76 ▲2.81 % ARI 4,538 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kryeministrja e Serbisë kërkon autonomi për pjesën veriore të Kosovës

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet krejtësisht nga ajo se çfarë do të ndodhë me serbët në pjesën veriore të vendit, e për të cilët ajo kërkon një lloj autonomie.

Brnabiq, në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg,  ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset në fund të rrugëtimit.

“Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, ka thënë ajo, duke shtuar se “çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit”.

Rusia është, po ashtu, përkrahësi më i madh i Serbisë në raport për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, po ashtu, ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ka deklaruar se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiq, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.