KSHZ shpall rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në Mal të Zi; Milo Gjukanoviç, ka fituar 53.90 për qind
Kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç, ka fituar 53.90 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën, flasin të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pas numërimit të plotë të votave.
Gjukanoviç ka marrë gjithsej 180.274 vota, me çka për herë të dytë do të drejtojë shtetin nga posti i presidentit të Malit të Zi.
Përfaqësuesi i pjesës më të madhe të opozitës, Mlladen Bojaniç, ka fituar 111.711 vota, ose 33.40 për qind të elektoratit, ndërsa kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) Draginja Vuksanoviç, ka marrë 27.441 vota, ose 8.2 për qind.
Kandidati tjetër Marko Milaçiç, ka marrë votat e 9.405 votuesve, Hazbia Kalaç, ka marrë gjithsej 2.677 vota, Vasilie Miliçkoviç 1.593 dhe Dobrilla Dedeiç 1.363 vota.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se pjesëmarrja ka qenë 63.92 për qind, ose 340.462 votues.