Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD
Avokati Rezart Kthupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka një problem, e cila është zënia e sheshit nga protesta.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se protesta nuk bashkohet me PD, pasi është lëvizje kundër sistemit politik 36-vjeçar.
Sipas Kthupit, kandidati për Tiranën duhet të jetë apolitik.
“Berisha ka një problem real, i kanë zënë sheshin. Zënia e sheshit, i ka zënë edhe zënien politike. Protesta e lakuriqzoi edhe Berishën, edhe Ramën. Rama është ai që duhet sfiduar, sfidanti duhet ta prodhojë kandidatin e mirë. Protesta nuk mund të bashkohet me PD, është lëvizje kundër sistemit. Nuk mund të bëhet me PD. Nëse PD del me kandidatin e saj, e ka shumë të vështirë. Florian Binaj është kandidat me mbështetje politike. Kandidati duhet të jetë apolitik. Ky kandidati nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të garojë pa koalicion. Partitë, ose do e mbështesin, ose do vdesin politikisht”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.