🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.37 ▼1.91%
ARI 4,433 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +1.95% ETH $2,504 ▲ +2.5% XRP $1.3341 ▲ +2.47% SOL $106.2400 ▲ +6.04%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.37 ▼1.91 % ARI 4,433 ▲0.76 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.37 ▼1.91 % ARI 4,433 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Opinion

Ku e lamë?!… Te rregullorja

Nga Ylli Manjani

Drejtuesi i komanduar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë doli dje me një paralajmërim të ri: nëse avokatët vazhdojnë të mos paraqiten në seancat gjyqësore për shkak të rregullores së tij, do të gjobiten.

Pra, sipas logjikës së Tij, gjoba qenka ilaçi që e bën një rregullore më të arsyeshme, më të drejtë dhe më të ligjshme. Një rregullore që, për ironi, nuk ekziston askund tjetër në sistemin gjyqësor shqiptar. As Gjykata e Apelit, që ndan të njëjtën godinë dhe korridor paralel, nuk zbaton këto rregulla.

Një godinë por jo të njëjtat rregulla.

Drejtuesi i komanduar ka shpikur edhe një përkufizim të ri për telefonin celular. Për të, celulari është thjesht aparat fotografik dhe kamerë e mundshme. Pikë. Nuk është mjet pune. Nuk është mjet komunikimi. Nuk është arkivë digjitale. Nuk është instrument për akses në dokumente, jurisprudencë, kalendar gjyqësor, email apo komunikim profesional në kohë reale.

Me një fjalë, jeton sikur jemi ende në shekullin e kaluar.

Problemi është se realiteti jeton në vitin 2026. Gjykata Kushtetuese ka folur prej kohësh për këtë realitet, duke e trajtuar telefonin inteligjent si pjesë të jetës private dhe profesionale të individit, si një arkivë digjitale që përmban komunikime, dokumente dhe informacion në kohë reale.

Ama Gjykata Kushtetuese citohet tri herë në ditë kur vjen puna te pagat e gjyqtarëve. Kur duhet cituar për të bërë detyrën, papritur harrohet.

Edhe në avion nuk ta heqin më celularin, o zotni! E vendos në “flight mode” dhe vazhdon ta përdorësh.

Në GJKKO-në e Shkallës së Parë, jo. Në të vetmin korridor gjyqësor në Shqipëri, celulari trajtohet si armë e rrezikshme.

Tani, ose ai korridor është më i mençuri në planet, ose të gjitha gjykatat e tjera nuk e paskëshin kuptuar ende se çfarë “sigurie revolucionare” po humbasin.

Drejtuesi i komanduar nuk arrin të bëjë dallimin mes sigurisë së sallës së gjyqit dhe kushteve normale për ushtrimin profesional të detyrës. Askush nuk kërkon të fotografojë apo të filmojë seancën në kundërshtim me ligjin. Por ndalimi absolut i mjetit të punës nuk është masë sigurie. Është konfuzion.

Sipas kësaj logjike, avokati, prokurori, gjyqtari, gazetari dhe publiku duhen trajtuar pothuajse si i pandehuri.

Barazi para ligjit. Jo shaka!

Në vend që të hiqen kafazet e blinduara që prej vitesh kritikohen si simbol i një procesi që cenon dinjitetin dhe procesin e rregullt ligjor, po ndërtohen kafaze të reja. Këtë herë imagjinare.

Në sallën e gjyqit mund të hysh me letër dhe stilolaps. Laptopi lejohet, thonë, por çudi si do të funksionojë si mjet pune pa internet, kur pothuajse çdo dokument profesional sot aksesohet në mënyrë elektronike.

Ky është koncepti “digjital” i rregullores.

Dhe tani, mbi këtë absurditet, hidhet edhe një shtresë tjetër: gjobat.

Hahahahaha.

Po t’i vendosë edhe gjyqtarët dhe prokurorët që nuk bien dakord me këto rregulla. Apo ata kalojnë “rrup-sup” dhe problemi mbetet vetëm te avokatët?

Jo, mor zotni. Jo.

Kjo nuk zgjidhet me gjoba.

Gjoba nuk e bën një rregullin më të arsyeshëm. Nuk e bën të ligjshëm. Nuk e bën proporcional. Nuk e bën modern.

Këtë e zgjidh vetëm arsyeja, komunikimi normal dhe reflektimi.

Hapni sallat e gjyqit. Lërini avokatët të bëjnë punën e tyre. Respektoni profesionin, jo vetëm institucionin.

Dhe hiqini ushtarët e Gardës nga gjykata.

Sepse edhe gjykatat ushtarake nuk ruhen më nga ushtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.