☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,513 ▼ -0.13% ETH $2,404 ▼ -0.78% XRP $1.2954 ▼ -1.04% SOL $103.3800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Arte

Kuarteti “Á Quattro” dhe Valeria Fasiello me një koncert, që sjell tingujt e muzikës së dhomës

Tingujt e muzikës së dhomës do të vijnë gjatë një mbrëmje vere në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kuarteti “Á Quattro” dhe pianistja italiane Valeria Fasiello sjellin për publikun shqiptar një koncert të veçantë, ku eleganca dhe finesa e muzikës së dhomës do të marrin jetë përmes veprave të Schulhoff dhe Schumann.

Teatri shprehet për një mbrëmje, ku pianoja dhe harqet bashkohen në një dialog artistik plot ndjeshmëri, virtuozitet dhe emocione, të cilat do të përjetohen më 15 qershor në Hollin Koncertor. “Á Quattro” është kuartet harqesh i platformës Musica Nova Ensemble, i themeluar në Tiranë nga muzikantët shqiptarë Xhudi Dodaj dhe Xhulia Dodaj (violina), Stela Bello (violë) dhe Remino Sula (violonçel). Katër muzikantët janë anëtarë të Orkestrës Simfonike të Ushtrisë Shqiptare dhe performojnë rregullisht në koncerte si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Valeria Fasiello, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera pranë Konservatorëve në Leçe dhe Monopoli, i vijoi studimet me mjeshtra të shquar italianë dhe europianë.

Ajo ka një karrierë të admirueshme koncertesh si në Itali edhe jashtë saj, me shfaqje të transmetuara në Rai 5 dhe Sky Classica HD, si dhe është fituese e mbi tridhjetë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka performuar me artistë të tillë si Simone Gramaglia, Anton Niculescu, Francesco Libetta, Emil Reinert, Leszek Możdżer dhe Gloria Campaner. Që prej vitit 2018, ka formuar Duo Carrozzo-Fasiello me saksofonistin Andrea Carrozzo, duke performuar në seli prestigjioze ndërkombëtare si Philharmonie de Paris, Fondacioni Rockefeller në Bellagio dhe Salla Usmar Ismail në Xhakarta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.