⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.87 ▼0.78%
ARI 3,875 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,015 ▼ -2.11% ETH $1,794 ▼ -1.97% XRP $0.9482 ▼ -2% SOL $70.7300 ▼ -2.54%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.87 ▼0.78 % ARI 3,875 ▼0.29 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.87 ▼0.78 % ARI 3,875 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Sociale

Kukësi i vjetër shfaqet sërish, rënia e nivelit të Fierzës zbulon rrënojat e qytetit të përmbytur në vitin 1978

Kukësi i vjetër, i mbuluar nga ujërat e liqenit artificial të Fierzës në vitin 1978, ka dalë sërish në sipërfaqe pas rënies së ndjeshme të nivelit të liqenit, duke zbuluar themelet e banesave, rrugët e dikurshme dhe bunarët e qytetit që dikur njihej si "Stambolli i vogël".

Kukësi i vjetër, qyteti që u zhyt nën ujë në vitin 1978 për t’i hapur rrugë ndërtimit të Hidrocentralit të Fierzës, është shfaqur sërish, siç njofton Shqiptarja.com. Rënia e ndjeshme e nivelit të liqenit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e ndërtesave dhe gjurmët e qytetit që prej dekadash qëndron i zhytur nën ujë.

Ky qytet shtrihej në vendin ku bashkoheshin Drini i Bardhë dhe Drini i Zi. Në gusht të vitit 1925, qyteti u shpall qendër prefekture, duke njohur më pas një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe urban. Tregtarë dhe zejtarë nga Prizreni, Gjakova, Shkodra dhe Gora u vendosën aty, ndërsa gjallëria e tregjeve dhe jeta qytetare bënë që Kukësi të njihej edhe me emrin “Stambolli i vogël”.

Fati i qytetit ndryshoi me vendimin e shtetit komunist për ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të vjetër dhe ndërtimi i një qyteti të ri, rreth tre kilometra larg tij. Themelet e para të Kukësit të ri u hodhën më 22 korrik 1962, qyteti i ri u ndërtua në më pak se dhjetë vjet dhe banorët u shpërngulën gradualisht, derisa në vitin 1978 Kukësi i vjetër u mbulua plotësisht nga ujërat e liqenit artificial të Fierzës.

Që prej asaj kohe, rrënojat e qytetit kanë mbetur nën ujë, por dalin herë pas here në sipërfaqe kur niveli i liqenit ulet ndjeshëm. Në raste të tilla bëhen të dukshme themelet e banesave, rrugët e dikurshme, bunarët dhe pjesë të tjera të qytetit të përmbytur. Ky fenomen ka tërhequr ndër vite edhe vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët ndalojnë për të fotografuar gjurmët e Kukësit të vjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.