Zyrtare/ miliona euro nga UEFA, fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë mbush arkën e FSHF (shifra)
Federata Shqiptare e Futbollit ka arkëtuar të paktën 2,4 milionë euro nga UEFA gjatë këtij edicioni të Ligës së Kombeve. “Panorama Sport” zbuloi dje para sfidës prapaskenat financiare.
Kështu 1,2 milionë euro ka fituar çdo federatë në Ligën C për shpenzime administrative. 1,2 milionë euro të tjera akordohen vetëm për shtetet që e mbyllin grupin e tyre në vendin e parë.
Shqipëria e mposhti pa problem Bjellorusinë në Hungari. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Rolando Maran fituan 0-2.
Vend i parë dhe konkretisht 15 pikë u regjistruan në Grupin C. Shqipëria shënoi 12 gola gjatë sezonit, ndërsa pësoi 3 të tillë.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.