🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▲ +0.14% ETH $2,236 ▼ -0.07% XRP $1.1583 ▼ -0.38% SOL $89.5800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kultivohej lëndë narkotike pas një koteci shpendësh, arrestohet një person në Maliq – Tv Klan

Një person është arrestuar në Maliq, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me një rast ku kultivohej dhe përpunohej lëndë narkotike pas një koteci shpendësh.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Korçës, gjatë kontrolleve të ushtruara u zbulua një ambient i fshehtë i ndërtuar nën një kotec shpendësh, i maskuar dhe i përshtatur posaçërisht për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Hyrja në këtë ambient realizohej përmes një hapësire të improvizuar, e cila të çonte në një dhomë të ndërtuar nën tokë.

Ambienti ishte organizuar në mënyrë profesionale, me mure të veshura me materiale termoizoluese, të përshtatura për ruajtjen e temperaturës dhe lagështirës. Gjithashtu ishte i pajisur me sisteme të ndryshme ventilimi, ndriçimi dhe ngrohjeje, përfshirë llampa elektrike të posaçme, pajisje për rregullimin e temperaturës dhe lagështirës, si dhe tubacione për qarkullimin e ajrit. Po ashtu ishte instaluar edhe një sistem furnizimi me ujë dhe një sistem i organizuar për ujitjen e bimëve.

Kishte dhe zona të veçanta të përshtatura për tharjen e bimëve, ku bimë të të dyshuara cannabis sativa ishin të varura në struktura të improvizuara. Në dysheme u  gjetën dhjetëra vazo të mbushura me dhe, me mbetje kërcelli të bimëve të prera, si dhe materiale dhe pajisje ndihmëse për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Në cilësinë e provave materiale, u sekuestruan rreth 5.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në forma të ndryshme, një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike kokainë, pajisje të ndryshme për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike (vazo, llampa ndriçimi, sistem ventilimi, peshore elektronike), si dhe një armë në formën e pistoletës me bombol gazi të kompresuar.

Gjithashtu, ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin e shpërndarjes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.