☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,705 ▲1.79%
DOW 53,363 ▲3.04%
NASDAQ 25,841 ▲1.85%
NAFTA 87.84 ▼8.59%
ARI 4,072 ▲3.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,160 ▲ +3.32% ETH $2,419 ▲ +5.66% XRP $1.3044 ▲ +2.16% SOL $95.0800 ▲ +1.97%
S&P 500 7,705 ▲1.79 % DOW 53,363 ▲3.04 % NASDAQ 25,841 ▲1.85 % NAFTA 87.84 ▼8.59 % ARI 4,072 ▲3.34 % S&P 500 7,705 ▲1.79 % DOW 53,363 ▲3.04 % NASDAQ 25,841 ▲1.85 % NAFTA 87.84 ▼8.59 % ARI 4,072 ▲3.34 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Kosova vazhdon të jetë e vetmja në Ballkanin Perëndimor pa status kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk e pasqyron progresin që vendi ka arritur si shtet, duke theksuar se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Këto deklarata Kurti i bëri në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, pas pranimit të Raportit të Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Kurti tha se kërkesën për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian e ka ngritur në vazhdimësi në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare.

“Nuk mund ta lëmë pa e thënë se pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që e kemi bërë. Siç e kemi theksuar në të gjitha takimet dhe vizitat, në të gjitha nivelet dhe rastet ku na është dhënë mundësia, Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe të fillojë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur”, është shprehur Kurti.

Ai rikujtoi se kanë mbetur edhe rreth një muaj deri në katërvjetorin e dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, ndërsa vendi vazhdon të jetë i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Sipas Kurtit, pavarësisht përkrahjes politike nga Komisioni Evropian për nisjen e procesit teknik, deri më tani nuk ka pasur lëvizje nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për t’i dhënë Komisionit mandatin politik për të proceduar me këtë proces.

Për këtë arsye, ai i ka kërkuar ambasadorit Schuebel që Kosovës t’i dorëzohet sa më parë pyetësori lidhur me aplikimin për anëtarësim, si një hap që do të hapte rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.

Kryeministri ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik afatgjatë i Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se ky proces gëzon mbështetje të gjerë në mesin e qytetarëve dhe konsensus ndërpartiak.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Kosova tashmë ka institucione stabile dhe funksionim demokratik, ndërsa ka përshpejtuar dinamikën e reformave për integrim evropian, veçanërisht në zbatimin e reformave prioritare të Planit të Rritjes.

“Tani që kemi institucione stabile dhe funksionim demokratik, kemi përshpejtuar dinamikën e reformave për integrim në BE, në veçanti të reformave prioritare të Planit të Rritjes. Më lejoni të ritheksoj përkushtimin tonë si Qeveri dhe si shoqëri për anëtarësim të plotë të Kosovës në BE”, ka deklaruar Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.