☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.59 ▼0.57%
ARI 4,189 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,028 ▲ +0.91% ETH $2,720 ▲ +0.66% XRP $1.5126 ▲ +0.87% SOL $120.7700 ▼ -0.49%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.59 ▼0.57 % ARI 4,189 ▲0.63 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.59 ▼0.57 % ARI 4,189 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Na duhet një strategji serioze për Hagën, por për ta zbatuar na duhet një president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e ndërlidhur atë me nevojën për një strategji shtetërore lidhur me zhvillimet në Hagë.

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për një strategji serioze për përballjen me situatën në Hagë, por sipas tij, për zbatimin e kësaj strategjie vendi duhet të ketë institucione funksionale, përfshirë edhe presidentin.

“Na duhet një strategji serioze për Hagën, por për ta zbatuar atë strategji na duhet një president”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se përballë asaj që e konsideron situatë të padrejtë në Hagë, Kosova duhet të jetë një shtet i fuqishëm dhe me institucione të konsoliduara.

“Duhet ta kemi të qartë edhe një gjë tjetër, për situatën e padrejtë në Hagë duhet ta kemi një shtet të fuqishëm. Duhet të ketë ligj, por duhet të ketë edhe president”, është shprehur kryeministri.

Kurti ka paralajmëruar se miratimi i një ligji që lidhet me Hagën, pa një stabilitet funksional institucional, mund të sjellë pasoja të tjera për vendin.

“Një ligj për Hagën pa stabilitet funksional, pa president dhe zgjedhje të përsëritura rrezikon një jostabilitet në vend”, ka thënë Kurti.

Në këtë kontekst, kryeministri kati ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës përmendur edhe takimet e tij me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, duke i cilësuar ato si konstruktive.

Kurti ka bërë të ditur se do të takohet sërish me Hamzën, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për tejkalimin e situatës politike.

“Falënderoj Bedri Hamzën për takimet konstruktive që kemi pasur dhe do të takohemi sërish sot, sepse duhet të takohemi, të merremi vesh dhe të ecim të gjithë bashkë”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.