☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.68 ▼0.47%
ARI 4,186 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,104 ▲ +0.92% ETH $2,715 ▲ +0.41% XRP $1.5171 ▲ +1.17% SOL $120.6500 ▼ -0.5%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.68 ▼0.47 % ARI 4,186 ▲0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.68 ▼0.47 % ARI 4,186 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Arte

Autoriteti i Dosjeve kujton regjisorin Viktor Stratobërdha i ndëshkuar nga diktatura komuniste

Historia e kineastit Viktor Stratobërdha (1925-2000), rruga krijuese e të cilit u ndërpre nga diktatura, u rikthye në vëmendje përmes dokumenteve arkivore, filmave dhe dëshmive të familjarëve.

Aktiviteti ishte pjesë e Klubit të Filmit “Mësojmë nga e kaluara”, organizuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Aktiviteti, me temë “Viktor Stratobërdha: filmi, dosja dhe kujtesa”, u zhvillua në kuadër të platformës edukative të AIDSSH-së “Mësojmë nga e kaluara 1944–1991”, duke sjellë për publikun historinë e një prej kineastëve të rinj të periudhës së diktaturës.

Klubin e Filmit e çeli anëtari i Autoritetit, Skënder Vrioni, i cili u shpreh se Stratobërdha ishte “kineasti me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e kinemasë shqiptare”, duke e lidhur ndërprerjen e karrierës së tij me ndëshkimin për mendimin e lirë.

Stratobërdha, i pasionuar dhe i talentuar për kinematografinë, ishte asistent regjisor në filmin “Skënderbeu” dhe ishte shkolluar për kinematografi në ish-Bashkimin Sovjetik. Gjatë diktaturës ai u konsiderua “element antiparti”, u internua dhe u burgos.

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dëshmojnë për ndjekjen ndaj tij. Rreth 600 fletë dokumente janë administruar në dosjen e tij, ku në gjuhën operative të kohës ai trajtohej si “objekti Stratobërdha”. Sipas materialeve të paraqitura në aktivitet, ai refuzoi dy herë bashkëpunimin me organet e Sigurimit.

Në qendër të aktivitetit ishin edhe filmat e Stratobërdhës, të ruajtur në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, të cilët dëshmojnë për gjuhën e tij krijuese, të karakterizuar nga realizmi, humori dhe kritika.

Përmes dokumenteve arkivore, filmave, letërkëmbimeve, intervistave dhe kujtimeve të njerëzve që e njohën, aktiviteti synoi të rindërtojë figurën e Stratobërdhës jo vetëm përmes dosjes së Sigurimit, por edhe si artist dhe si njeri. Klubi ktheu jo vetëm kineastin, por edhe njeriun që, siç theksoi Skënder Vrioni, “nuk e tradhtoi veten”, duke i qëndruar deri në fund mendimit dhe fjalës së lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.