Kurti paralajmëron një vendim të rëndësishëm: Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel na nevojitet strategji shtetërore e kombëtare
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës foli për aktgjykimin në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim.
Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me mjetet që i ka në dispozicion t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presin korrigjimin e kësaj padrejtësie
Ai tha se për mbrojtjen e tyre nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare, gjersa paralajmëroi se sot do të marrin një vendim të rëndësishëm, raporton Telegrafi.
Kurti theksoi se më 16 tetor bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që mbështetej mbi themelet e pasakta si nga pikëpamje historike, ashtu edhe faktike.
“Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe vendin tonë duhet një strategji e mirëmenduar. Fillimisht duhet një analizë e thellë që të veprojmë përpara”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi se në Apel duhet suksesi dhe për këtë sipas tij, nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare.
“…Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës, të rëndësishëm”, tha ai. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.