☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,546 ▲ +0.31% ETH $2,250 ▲ +0.85% XRP $1.2485 ▲ +0.1% SOL $95.8400 ▼ -0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo ndoqi të gjitha rrugët ligjore, por përfundoi e vrarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar rastet e dhunës ndaj grave.

Duke folur në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se rasti i Arlindës dëshmon se edhe ndjekja e procedurave ligjore dhe kërkimi i mbrojtjes nga institucionet nuk e kanë garantuar sigurinë e saj.

“Vrasja e Arlinda Zekajt na ka përballur edhe një herë me një të vërtetë të rëndë se një grua mund t’i ndjekë të gjitha rrugët që i parasheh ligji, të denoncojë dhunën, të kërkojë mbrojtje, madje të paralajmërojë me shkrim se i rrezikohet jeta dhe prapë të përfundojë e vrarë”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se Arlinda kishte vepruar në përputhje me udhëzimet që institucionet u japin grave kur përballen me dhunë.

“Arlinda bëri atë që institucionet u kërkojnë grave ta bëjnë kur përballen me dhunë”, u shpreh kryeministri.

Kurti rikujtoi se një ditë më parë ishin bërë publike rrjedha e rastit dhe lëshimet e evidentuara në zinxhirin institucional, duke përmendur edhe mungesën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse.

Ai paralajmëroi se do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë zyrtarët që nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë edhe përgjegjësinë penale.

“Ritheksoj që do të angazhohemi deri në fund që secili zyrtar përgjegjës që nuk e ka kryer detyrën të japë përgjegjësi, jo vetëm disiplinore, por edhe penale. Secili përgjegjës i secilës hallkë duhet të hetohet”, tha Kurti.

Ai shtoi se çdo zyrtar që ka neglizhuar detyrën duhet të përballet me masa përkatëse.

“Kushdo që ka neglizhuar punën duhet të japë përgjegjësi dhe do të përballet me masa disiplinore dhe penale”, përfundoi kryeministri. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.