Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve
Protesta e kësaj të shtunë ka marrë një dinamikë tjetër, ndërsa turma e protestuesve ka nisur lëvizjen nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët, mbështetësit dhe deputetët e opozitës po marshojnë në bulevard për t’u bashkuar me grupin tjetër të protestuesve që ndodhen në Ministrinë e Arsimit.
Marshimi po zhvillohet nën vëzhgimin e forcave të rendit. Deri më tani nuk ka patur asgjë incident mes protestuesve dhe policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.