⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.10 ▼0.37%
ARI 4,040 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,471 ▼ -3.86% ETH $2,393 ▼ -4.09% XRP $1.3090 ▼ -5.19% SOL $103.7200 ▼ -4%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,040 ▼0.51 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.10 ▼0.37 % ARI 4,040 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
23 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti takohet me ministrin irlandez, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Në margjina të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, në Mal të Zi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Shtetit të Irlandës për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne.

Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe për kontributin e Irlandës në siguri përmes KFOR-it, kryeministri Kurti tha se mbi 3,000 pjesëtarë të ushtrisë irlandeze kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999, ndërkaq paraprakisht mbi 1,000 refugjatë shqiptarë nga lufta e Kosovës gjetën strehim në Irlandë.

Ai shtoi se Republika e Kosovës vazhdon të punojë me partnerët, ashtu që progresi demokratik dhe përkushtimi evropian të përkthehen në hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, u bisedua për avancimin e nevojshëm të Kosovës në këtë rrugë. Kryeministri tha se “muaji nëntor është i rëndësishëm dhe presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur dhe që ky progres të marrë formë konkrete përmes marrjes së pyetësorit të Komisionit Evropian”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.