Trump sinjalizon goditje të re ndaj Iranit: I kemi goditur rëndë, mund ta bëjmë edhe pak më tej
Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi të enjten pasdite se Shtetet e Bashkuara mund ta godasin përsëri Iranin së shpejti. Duke iu përgjigjur gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, siç njofton Al Jazeera në mbulimin e saj të drejtpërdrejtë, Trump tha: “I kemi goditur rëndë, dhe mund ta bëjmë edhe pak më tej.”
I pyetur për efektin e luftës te votuesit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, Trump tha se, nga njëra anë, votuesve u pëlqen sepse ai po bën atë që presidentët e tjerë duhej ta kishin bërë, ndërsa nga ana tjetër ndoshta jo. Ai shtoi se ka një çmim për t’u paguar, gjë që e dinte që në momentin kur e nisi, por këmbënguli se SHBA-ja nuk mund ta lejojë Iranin të ketë një armë bërthamore.
Deklarata e së enjtes pasdite është më e fundit në një seri sinjalesh nga Uashingtoni se goditjet ndaj Iranit mund të rifillojnë, ndërsa Teherani paralajmëron përgjigje më të ashpra nëse sulmohet përsëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.