🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti takon Merz në Samitin e Berlinit, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, në kuadër të Samitit të 13-të të Procesit të Berlinit, ku ka pranuar urime për mandatin e ri.

Kurti ka bërë të ditur se takimi u zhvillua pas vendimit të Bundestagut gjerman për vazhdimin e qëndrimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it.

Në një postim, kreu i Qeverisë ka vlerësuar rolin e Gjermanisë në Procesin e Berlinit, nismë e lansuar më 2014, e cila synon të forcojë bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i trajtojë ato në baza të barabarta.

Kurti ka përmendur edhe marrëveshjet e arritura në këtë proces për udhëtimin me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave, duke theksuar se Kosova i ka zbatuar të gjitha.

“Të gjithë duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse askush nuk mund ta mbajë peng rajonin”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke bërë të ditur se investimet e drejtpërdrejta gjermane në Kosovë arrijnë në rreth 1.5 miliardë euro, prej të cilave 62 për qind janë realizuar vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit.

Sipas tij, potenciali për bashkëpunim të mëtejmë mbetet i madh në sektorët e industrisë, energjisë, transportit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe arsimit profesional.

Kurti ka njoftuar gjithashtu se javën e ardhshme Prishtina do të mirëpresë Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar.

Në fund, kryeministri ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Gjermania është pjesë e të ardhmes sonë evropiane. Faleminderit, Kancelar Merz!”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.