Kurti u kërkon gazetarëve ta pyesin Hamzën për propozimin e ri: Me Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin flas vetë
Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar gazetarëve që pas konferencës ta kontaktojnë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për ta pyetur lidhur me propozimin e ri të tij për zgjidhjen e ngërçit politik.
Kurti tha se gazetarët nuk kanë nevojë t’i kontaktojnë kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, pasi për qëndrimet e tyre do të flasë vetë.
Sipas tij, fokusi i gazetarëve duhet të jetë te Hamza dhe qëndrimi i PDK-së ndaj propozimit të ri.
“Më lejoni t’ju lus që pas kësaj konference mos me i thirrni Glaukun dhe Feriden. Por më pyesni Bedri Hamzën, pyetni se çka mendon për propozimin e ri”, tha Kurti.
Ai shtoi se me Konjufcën dhe Rushitin do të komunikojë vetë, ndërsa tha se aktualisht nuk po arrin ta takojë Hamzën.
“Mandej me Glaukun e me Feriden flas unë, besoj që nuk keni nevojë me pyet. Unë flas me ta, por ju flisni me Bedri Hamzën sepse s’po mund ta takoj”, u shpreh Kurti.
Kryeministri e cilësoi median si një lloj ndërmjetësuesi në komunikimin me kryetarin e PDK-së, duke kërkuar që gazetarët ta pyesin Hamzën për qëndrimin e tij.
“Pra, neve po na duhet një ndërmjetësues, dhe unë besoj juve si ndërmjetësues me Bedri Hamzën, jo me Glaukun e me Feriden”, deklaroi Kurti./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.