☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.48 ▲1.54%
ARI 4,135 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,776 ▲ +1.99% ETH $2,396 ▲ +3.43% XRP $1.3023 ▲ +1.83% SOL $95.1900 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kush do t’i mbikëqyrë prokuroritë në Kosovë? Gashi cakton 8 prokurorët përgjegjës

Në kohën kur vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë, Kryeprokurori i Shtetit ka marrë vendim për disa ndryshime në sistemin prokurorial.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të prokurorive respektive në vend.

Lidhur me këtë vendim, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur për Telegrafin se më 3 nëntor 2026, Gashi ka caktuar prokurorët mbikëqyrës, në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit.

“Prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për Telegrafin.

Sipas vendimit, mbikëqyrësit janë caktuar në këtë mënyrë:

-Bahri Hyseni dhe Aleksandër Lumezi do të jenë mbikëyres për Prokurorinë e Apelit.

-Lulzim Sylejmani dhe Veton Shabani për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe atë në Gjilan.

-Besim Kelmendi dhe Shqipdon Fazliu për Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe atë në Prizren.

-Shqipdon Fazliu dhe Ersan Qavolli për Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

-Agron Qalaj dhe Ersan Qavolli –për Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe atë në Pejë.

Zyra e Kryeprokurorit ka sqaruar se përgjegjësitë e prokurorëve mbikëqyrës përfshijnë edhe trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve.

“Mbikëqyrja do të bëhet gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, prokurorët e caktuar do të marrin pjesë në kolegjiumet e prokurorive përkatëse, ndërsa do të kenë rol edhe në mbështetjen dhe këshillimin e tyre për zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit.

Sipas kësaj zyre, vendimi synon forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm.

“Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për Telegrafin.

Kujtojmë se krahas ndryshimeve në sistemin prokurorial pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, ndryshime ka pasur edhe në Policinë e Kosovës, si emërime dhe caktime të reja në disa pozita të rëndësishme, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Departamentin e Hetimeve, Inteligjencën dhe Analizën, Departamentin e Kufirit dhe drejtoritë rajonale.

Policia ka thënë se ato janë bërë në bazë të procedurave ligjore dhe nevojave organizative. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.