☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.48 ▲1.54%
ARI 4,135 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,776 ▲ +1.99% ETH $2,396 ▲ +3.43% XRP $1.3023 ▲ +1.83% SOL $95.1900 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shtrenjtimi i ushqimeve në BE, disa vende regjistrojnë rritje rekord

– Çmimet e ushqimeve në Evropë kanë shënuar rritje të moderuar gjatë këtij viti, por produktet e freskëta po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, duke rënduar buxhetet familjare, sipas “Euronews”.

Sipas të dhënave të fundit të “Eurostat”, në tetor çmimet e ushqimeve të papërpunuara në Eurozonë u rritën me 4,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 2,7% që ishte rritja në gusht.

Në Francë, produktet e freskëta u shtrenjtuan me 8% në bazë vjetore, ndërsa në Itali rritja e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara arriti në 7,5% gjatë tetorit, nga 5,5% në shtator.

Italia është ndër rastet më të dukshme të kësaj tendence. Situata u rëndua edhe nga bllokimi i rrugëve dhe porteve në jug të vendit për rreth dy javë, për shkak të protestave të shoferëve të kamionëve kundër kostos së lartë të naftës.

Ndërprerjet e furnizimeve shkaktuan boshatisjen e rafteve në disa dyqane në rajonet si, Kampania, Pulia dhe Kalabria, ku mungesat e produkteve përfshinë, mishin, qumështin e freskët, frutat dhe ujin e ambalazhuar.

Qiproja kryeson rritjen e çmimeve në BE

Të dhënat e shtatorit, të cilat përfshijnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë se Qiproja regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 4% krahasuar me një vit më parë.

Pas saj renditen Spanja me 2,7%, Rumania me 2,6%, Malta me 2,5% dhe Portugalia me 2,4%.

Në të kundërt, në 14 nga 27 vendet e BE-së, çmimet e ushqimeve rezultuan më të ulëta se një vit më parë.

Rënia më e madhe u regjistrua në Suedi, me 6,3%. Kjo lidhet me përgjysmimin e TVSH-së për ushqimet, nga 12% në 6%, masë që hyri në fuqi më 1 prill dhe do të zbatohet deri në fund të vitit 2027.

Ulja të çmimeve u regjistruan gjithashtu në Letoni, Hungari dhe Çeki, ku rënia varioi nga 3,8% në 4,8%.

Ushqimet në BE janë shtrenjtuar me rreth një të tretën në pesë vjet

Megjithëse rritja aktuale është më e moderuar, çmimet e ushqimeve kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm në vitet e fundit.
Krahasuar me shtatorin 2021, ushqimet në Bashkimin Evropian janë shtrenjtuar me rreth 33%.

Rritja më e madhe është regjistruar në Hungari, ku çmimet janë rritur me më shumë se 50%. Një shtrenjtim i ngjashëm, mbi 50%, është regjistruar edhe në Bullgari, Estoni dhe Rumani.

Në Luksemburg, Suedi dhe Francë, rritja gjatë kësaj periudhe ka qenë më e kufizuar, rreth 25%.

Sipas analizës, vendet e Evropës Lindore janë ndër më të prekura nga rritja afatgjatë e çmimeve, pasi ushqimet zënë një pjesë më të madhe të shpenzimeve familjare.

Rritja e kostove të energjisë ndikon edhe te ushqimet

Inflacioni në Eurozonë arriti në 4% në tetor, nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet, sipas të dhënave paraprake të “Eurostat”.

Nxitësi kryesor ishte energjia, çmimet e së cilës, përfshirë karburantet, energjinë elektrike dhe ngrohjen, u rritën me 20,8% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, ushqimet, pijet alkoolike dhe duhani u shtrenjtuan me 1,6%.

Rritja e kostove të energjisë ndikon drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve ushqimore, pasi makineritë bujqësore përdorin naftë, serrat kanë nevojë për ngrohje dhe transporti i produkteve kërkon karburant.

Produktet e freskëta janë veçanërisht të ndjeshme ndaj këtyre kostove, pasi nuk mund të ruhen për periudha të gjata në magazina.

Ekonomistët parashikojnë që inflacioni të vijojë të rritet në muajt e ardhshëm.

Sipas parashikimeve të “Pantheon Macroeconomics”, inflacioni në Eurozonë mund të arrijë kulmin në 4,5% gjatë janarit, ndërsa pritet që Banka Qendrore Evropiane (BQE) të rrisë normat e interesit në dhjetor.

Rritja e çmimeve të ushqimeve pritet të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi buxhetet familjare, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.