☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.48 ▲1.54%
ARI 4,135 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,776 ▲ +1.99% ETH $2,396 ▲ +3.43% XRP $1.3023 ▲ +1.83% SOL $95.1900 ▲ +2.56%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.48 ▲1.54 % ARI 4,135 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz: Humbja e republikanëve nuk do të ndryshojë kursin e Trump

BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz nuk pret që humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA të sjellë ndryshime thelbësore në politikat e presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur në Forumin Ekonomik të Partisë Socialdemokrate (SPD) në Berlin, Merz tha se Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin edhe gjatë dy viteve të fundit dhe se nuk ka arsye të mendohet se kjo politikë të ndryshojë kurs pas zgjedhjeve.

“Edhe gjatë dy viteve të fundit, Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, deklaroi Merz.

Kancelari gjerman theksoi se presidenti amerikan, sipas Kushtetutës së SHBA-së, ka kompetenca të gjera dhe mund të marrë vendime në mënyrë të pavarur nga Kongresi.

Ai vuri në dukje se Trump ka përdorur kryesisht urdhrat ekzekutivë, për të zbatuar politikat e tij dhe pritet të vazhdojë të mbështetet në këtë instrument edhe gjatë dy viteve të mbetura të mandatit.

Merz nuk pret, për rrjedhojë, që humbja e shumicës republikane në Kongres ta dobësojë ndjeshëm pozicionin e presidentit amerikan.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestag, Armin Laschet, tha se sfida kryesore në marrëdhëniet me Trump mbetet paparashikueshmëria e tij.

Sipas tij, ekziston mundësia që presidenti amerikan të ndjekë një politikë edhe më agresive në arenën ndërkombëtare, pasi aty do të ketë ende hapësirë për të ndikuar dhe për të zbatuar agjendën e tij.

Nga ana tjetër, qeveria gjermane konfirmoi se synon të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht ndryshimit të përbërjes politike në të dyja dhomat e Kongresit.

“SHBA-ja është dhe do të mbetet një partnere dhe aleate e rëndësishme për ne. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me SHBA-në, edhe nëse në të dyja dhomat do të krijohet një konfigurim i ndryshëm politik”, deklaroi zëdhënësi i zëvendëskancelarit të qeverisë gjermane, Steffen Meyer.

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e 3 nëntorit u dha atyre shumicën në Kongresin amerikan, duke i dhënë fund kontrollit republikan dhe duke krijuar një situatë të re politike për dy vitet e fundit të presidencës së Trump.

Megjithatë, rezultati pritet të ndikojë më shumë në marrëdhëniet mes presidentit dhe Kongresit, në miratimin e buxhetit dhe në mbikëqyrjen e administratës, sesa në kompetencat ekzekutive që Kushtetuta i njeh kreut të shtetit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.