Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.97 ▼1.69%
ARI 4,727 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,878 ▲ +0.17% ETH $2,454 ▼ -0.88% XRP $1.4480 ▼ -2% SOL $97.2800 ▼ -0.22%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.97 ▼1.69 % ARI 4,727 ▲0.7 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.97 ▼1.69 % ARI 4,727 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Kush e mbështet financiarisht Hamasin dhe ku i merr raketat?

Shumë vende perëndimore pajtohen me përcaktimin e Hamasit si organizatë terroriste islamike, me përjashtime të tilla si Norvegjia dhe Zvicra, të cilat, duke iu referuar neutralitetit të tyre, vazhdojnë të mbajnë kontakte me grupimin që është politikisht në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Që prej themelimit të tij, në gjysmën e dytë të viteve 1980, Hamasi ishte në opozitë me OÇP, Organizatën për Çlirimin e Palestinës, të Jaser Arafatit.

Është diskutuar mjaft nëse në fillimet e tij u mbështet nga vetë qeveria izraelite e kohës si kundërpeshë ndaj OÇP-së, që të cilën e refuzon me forcë. Ndryshe nga OÇP-ja, Hamasi i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar, thotë DW; emblema e Hamasit tregon Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem dhe, midis flamujve palestinezë, skicën e një shteti të pandarë palestinez, i cili përfshin edhe territorin e shtetit izraelit. Kush e mbështet Hamasin?

Rripi i Gazës është një nga zonat më të populluara në botë. Pjesë të mëdha të popullsisë jetojnë në varfëri të madhe dhe varen nga ndihma humanitare, e cila, kohët e fundit është pakësuar ndjeshem nën presionin e Presidentit të mëparshëm të SHBA, Donald Trump. Një nga donatorët dhe aleatët më të rëndësishëm të Hamasit është Katari: në vitin 2012, Emiri ishte kreu i parë i shtetit që vizitoi udhëheqjen e Hamasit në Gaza.

Shteti i vogël i Gjirit deri tani ka transferuar më shumë se 1.5 miliardë euro. Një tjetër aleat kyç mbetet Turqia: presidenti Rexhep Tajip Erdogan i premtoi edhe se fundi në një bisedë udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, se do ta mbështesë. në sulmet e fundit, palestinezët përdorën një numër të paprecendent raketash.

Hamasi ka mijëra të tilla, e rreth 8000 i zotëron dhe Xhihadi islamik. për një kohë të gjatë, ata kanë përdorur sidomos raketa nga Irani, megjithatë thuhet se shumicën e raketave të tij Hamasi i prodhon në vend, në Rripin e Gazës, pjesërisht me ndihmë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.