☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.54 ▲2.55%
ARI 4,544 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,991 ▲ +11.84% ETH $2,290 ▲ +19.32% XRP $1.1512 ▲ +14.64% SOL $87.5900 ▲ +13.37%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,544 ▼0.03 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,544 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

Që instalacioni i vendosur në ndërtesën e Kryeministrisë është kopshti privat i Edi Ramës nuk ka asnjë dyshim. Këtë e vërtetojnë dhe shënimet që ka lënë mbi librin “Albanian Files” Chris Precht, themeluesi i Precht Studio. Pasi u kontaktua në Instagram nga vetë Edi Rama, i cili i propozoi të punojë në Shqipëri, Precht thotë se “ Kur Edi Rama më kërkoi të dizenjoj një vend në formën e një salle mbledhjesh në oborrin e Kryeministrisë” kishte menduar për ndjesinë e “një parku ku ai dhe stafi i tij mund të shkëputen nga puna për disa momente, të gjejnë një hapsirë të qetë poshtë pemëve, të komunikojnë me kolegët dhe miqtë apo të reflektojnë.”

Ajo që dihet është se dëshira e Kryeministrit për të patur Parkun Eden ka kushtuar 4.7 milion euro nga taksat tona për projektin e ndërtimit (kontratë që u lidh me firmën Fusha shpk), por nuk ka asnjë gjurmë në sistemin e thesarit të shtetit se kush ka paguar për projekt-idenë (dizajnin e tij) apo gjurmë në formën e donacionit (dhuratë) nga vetë Precht apo sipërmarrës të tjerë.

Në dhjetra kërkesa për të drejtën e informimit që kam dërguar pranë Kryeministrisë për këtë çështje, shumica nuk ka marrë përgjigje dhe pas ankesave te Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Kryeministria e ka deleguar përgjigjen pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky i fundit ka thënë tekstualisht se nuk ka paguar për projektin pasi VKM-ja që i ka dhënë këtë përgjegjësi e ngarkon për implementimin e instalacionit dhe jo projektimin e tij.

Që idetë e Star Arkitektëve kushtojnë, këtë e pranojnë vetë në rrëfimin që kanë lënë në “Dosjet e Shqipërisë”, por ajo që Chris Precht nuk thotë është se kush e pagoi atë për projektin?

Nëse dëshirat e kryeministrit financohen nga oborri i biznesmenëve të tij, nëse për t’i vënë në jetë ato nuk respektohet asnjë procedurë e programimit të fondeve (rialokimet për ndërtimin e Parkut Eden u bënë në shkelje të Ligjit për Buxhetin), nëse nuk ka asnjë vlerësim paraprak mbi nevojën publike të veprave që financohen nga taksapaguesit, atëherë unë nuk kam asnjë kundërshtim me ironinë therrëse që arkitekti hollandez Reinier de Graaf bënte në letrën drejtuar Edi Ramës përpara zgjedhjeve të 2025-s: “Shpallu mbret!”

Problemi i kësaj letre nuk është sarkazma e arkitektit, por verbëria e servilëve që punojnë me z.Rama, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë më as talljen dhe e botojnë letrën në librin që Shqipëria do i prezantohet botës (siç iu referua materialit vetë Kryeministri në intervistën për CNN).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.