Bota

Kush është Kamala Harris, e para zëvëndëspresidente grua në historinë e SHBA…Ëndrra amerikane e bërë realitet!

Një ëndërr amerikane e bërë realitet, është kjo historia e Kamala Harris, gruas së parë zëvëndëspresidente në historinë e SHBA.

Një grua e cila me vendosmërinë dhe guximin e saj, arriti të thyente të gjitha paragjykimet dhe të bëhëj modeli insipirues për të gjitha gratë në mbarë botën.

Një grua e cila është mësuar të thyejë tabutë dhe të jet gjithmonë e para, Harris ka qenë Kryeprokurorja e parë me ngjyrë e Kalifornisë dhe gruaja e parë me prejardhje nga Azia e Jugut e zgjedhur në Senatin Amerikan.

Duke fituar zëvëndëspresidencën, ajo do të jetë shumë afër drejtimit të SHBA, që mund t’i shërbejë si një trampolinë për t’u zgjedhur edhe ajo presidente në një të arrdhme jo të largët.

Me Biden, 77-vjeçar që pritet të shërbejë për vetëm një mandat, Harris duket e favorizuar për të qënë kanddatja e rradhës në zgjedhjet e 2024.

Por kush është Kamala Harris? Gruaja për të cilën e gjithë globi sot diskuton?

Harris, 56 vjeçe, ka lindur nga emigrantë në SHBA, babai i saj nga Xhamajka, mamaja nga India më 20 tetor, 1964 në Oakland, Kaliforni.

Diploma e saj nga Universiteti historik Black Hoëard në Uashington ishte vetëm zanafilla e një ngritje të ngadaltë që e çoi atë nga prokurore në dy mandate prokurore distrikti në San Francisko dhe më pas kryeprokurore të Kalifornisë në vitin 2010.

Më 2016  ajo u bë pjesë e Senatit ,  duke u bërë e dyta grua me ngjyrë senatore.

Harris me vendosmërinë e saj, buzëqeshjen dhe insistimin e saj ka inspiruar dhe vazhdon të inspirojë të gjithë brezat në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button