🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.70 ▼1.07%
ARI 4,368 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,865 ▼ -2.32% ETH $2,402 ▼ -3.87% XRP $1.3027 ▼ -7.95% SOL $97.3900 ▼ -4.06%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.70 ▼1.07 % ARI 4,368 ▲0.8 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.70 ▼1.07 % ARI 4,368 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

Kush është Tim Kaine, kandidati demokrat për nënpresident?

CV-ja e Tim Kaine-it përfshin një pëvojë të gjatë me arritje të shumta: ai flet spanjisht; ka qenë misionar katolik në vende në zhvillim dhe ka gradën Doktor i Jurisprudencës nga Harvardi. Tani e tutje ai do të njihet edhe si kandidat për nënpresident amerikan. Ja një profil i senatorit demokrat dhe aktualisht kandidat i Partisë Demokrate për nënpresident të Shteteve të Bashkuara, Tim Kaine:

Ai është politikan që nuk bën bujë dhe e përshkruan veten si njeri i mërzitshëm. Por kur del së bashku me kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, ai gjallërohet. Zgjedhja e zotit Kaine u pa si një vendim i matur dhe i natyrshëm për zonjën Clinton.

Tim Kaine ka 22 vjet në politikë, duke u ngritur gradualisht nga anëtar i një këshilli bashkiak në kryetar bashkie, e më pas guvernator e senator i Virxhinias. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Mizurit dhe më pas në Harvard. Një katolik i devotshëm, ai ndërpreu studimet për një vit për të punuar si misionar në Honduras, ku mësoi spanjisht.

Zoti Kaine thotë se varfëria që pa në Amerikën Qendrore e frymëzoi të përqafonte një jetë në shërbimin publik, ku u prezantua edhe me Anne-n, me të cilën u martua. “Shumë veta në vendin tonë po kalojnë kohë të vështira, por ne jemi popull i fortë. Kam mësuar nga familja ime se kohët e vështira nuk vazhdojnë përgjithmonë, por njerëzit e fortë vazhdojnë,” thotë zoti Kaine. Zoti Kaine thotë se kaloi një nga momentet më të vështira kur ishte guvernator dhe universiteti Virginia Tech u trondit nga një masakër e përgjakshme në 2007. Sulmi i kryer nga një student me probleme mendore, e bëri guvernatorin Kaine të kërkonte reforma mbarë-shtetërore për shëndetin mendor.

Si kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik në 2008, ai ishte një ndër emrat që u lakuan si kandidat për nënpresident përkrah Barak Obamës. Tani, në garën presidenciale me Hillary Clintonin, kandidatura e tij lavdërohet nga disa dhe kritikohet nga të tjerë: “Më pëlqejnë qëndrimet e tij politike; mendoj se e forcon pozitën e demokratëve,”thotë një banor i Uashingtonit. “Mendoj se plotëson shumë mirë ekipin konkurrues demokrat,” thotë një banore e Virxhinias. “Nuk ia kam shumë besën Hillary-t, prandaj preferoj të mos i kushtoj rëndësi asgjëje nga ato që bën ajo,” thotë një banor i Çikagos.

Senatori shpreson të ndryshojë mendjet e të lëkundurve gjatë fushatës intensive në përgatitje për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.