Ekonomia

Kush fiton e kush humb me çmimin e ri?

Për një familje e cila konsumon saktësisht 300 kilovat/orë në muaj, çmimi i ri që pritet të miratojë Enti e rrit faturën e energjisë nga 2 mijë e 772 lekë që është aktualisht, në 3 mijë e 420 lekë pas 1 janarit, duke përfshirë edhe taksat.

1419518713CMIMI-ENERGJISerererNë fakt, njëhsimi i çmimit rreth nivelit prej 9.5 lekë për kilovat e rrit faturën mujore për të gjitha familjet që konsumojnë deri në 450 kilovat/orë në muaj.

Ndërsa për ato mbi këtë nivel konsumi, formula e re e lehtëson barrën, siç e tregon edhe kjo tabelë. Qeveria do paguajë 16 milionë dollarë për të kompensuar një sërë kategorish me të ardhura të pakta nga rritja e çmimit.

Sipas skemës, rreth 204 mijë familje në vend do të marrin nga 700 lekë në muaj kompensim për rritjen e çmimit. Por të dhënat e vetë Entit tregojnë se numri i konsumatorëve që preken nga çmimi i ri është shumë më i lartë.

Qeveria këmbëngul se një pjesë e madhe e tyre abuzojnë me tarifën aktuale, pasi për të ulur pagesat kanë instaluar më shumë se një matës që të përfitojnë nga blloku i mbrojtur prej 300 kilovat.

Ndaj, sipas saj, fiksimi i çmimit në një nivel do të ulë abuzimet, edhe pse kjo lëvizje shkon në kundërshtim me një nga parimet kryesore që ajo ka shpallur, atë të progresivitetit, pasi rrit barrën për familjet me të ardhura të pakta dhe e lehtëson atë për të pasurit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button