☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.97 ▲3.23%
ARI 4,098 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,935 ▼ -5.45% ETH $2,235 ▼ -7.68% XRP $1.2237 ▼ -6.32% SOL $89.9100 ▼ -5.39%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲3.23 % ARI 4,098 ▲0.61 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.97 ▲3.23 % ARI 4,098 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se organizatorët e protestës janë kryesisht njerëz me probleme me ligjin.

Komentet Balla i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se këta persona kanë uzurpuar protestën, ku sipas tij, ka edhe njerëz që kanë dalë për problemet e tyre.

Balla ka paralajmëruar se për pak ditë do të zbardhet kush urdhëroi ‘dhunën kundër Kuvendit dhe Policisë së Shtetit’, teksa shtoi se po vjen edhe koha për të dialoguar me të gjithë ata protestues që kanë kërkesa dhe shqetësime legjitime.

“Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës?! Si ka mundësi që ‘uzurpatorët’ po dalin një nga një njerëz me probleme me ligjin?! Mes tyre persona me dënime për krime të rëndë, trafiqe, grabitje, të tjerë me identitet të fshehur deri tek ithtarë të një vendi armik me Shqipërinë. Kush e urdhëroi dhunën kundër Kuvendit dhe Policisë së Shtetit? Edhe pak ditë e gjitha do të zbardhet. Gjithashtu po vjen natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.