Kushtet e rënda, Sllovenia e Kroacia hapin kufijtë për refugjatët
Sllovenia ka hapur kufirin duke lejuar që shumica prej 5 mijë personave që po qëndronin pranë kufirit me Kroacinë të hyjnë në këtë shtet.
Orë më parë, zyrtarët sllovenë deklaruan se ky vend nuk do të pranonte më shumë se 2500 refugjatë në ditë, ndërsa kritikuan Kroacinë se lejonte që t’i afroheshin kufirit grupe të mëdha refugjatësh.
Ndërkohë, edhe Kroacia vendosi që të hënën në mbrëmje të hapë kufirin, pasi ekipet e emergjencave njoftuan për kushtet e tmerrshme me të cilat po përballeshin 3000 refugjatë në kufirin me Serbinë.
Qindra e mijëra emigrantë, shumica nga Siria, Afrika dhe Afganistani, kanë ardhur në Ballkan nga Turqia muajt e fundit, ndërsa si destinacion kanë Gjermaninë, Suedinë dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian.