☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,662 ▼0.6%
DOW 52,893 ▼1.07%
NASDAQ 26,085 ▼0.93%
NAFTA 86.65 ▲2.68%
ARI 4,576 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,786 ▲ +6.73% ETH $2,347 ▲ +12.26% XRP $1.3154 ▲ +23.84% SOL $87.6100 ▲ +7.35%
S&P 500 7,662 ▼0.6 % DOW 52,893 ▼1.07 % NASDAQ 26,085 ▼0.93 % NAFTA 86.65 ▲2.68 % ARI 4,576 ▲0.68 % S&P 500 7,662 ▼0.6 % DOW 52,893 ▼1.07 % NASDAQ 26,085 ▼0.93 % NAFTA 86.65 ▲2.68 % ARI 4,576 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të parë, me të cilin konstatoi cenimin e standardeve kushtetuese në lidhje me shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mandat i fituar drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur sërish në favor të Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë, nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi, nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Ky vendim përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm për çështjen e zotit Veliaj, por edhe për standardet kushtetuese që duhet të respektohen në çdo kufizim të lirisë personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një funksion publik të fituar përmes zgjedhjeve demokratike.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të zbatojë pa vonesë detyrimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe të shqyrtojë me prioritet absolut çështjen e masës së sigurisë, duke garantuar standardet kushtetuese të kërkuara. Një vendimmarrje e shpejtë nuk është vetëm detyrim ndaj një individi, por edhe ndaj rendit kushtetues, funksionimit normal të institucioneve dhe të drejtës së qytetarëve të Tiranës për të pasur një qeverisje vendore që funksionon në përputhje me Kushtetutën.

/TemA

1782916335xvend5726-166

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.