☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,683 ▲0.78%
DOW 52,334 ▲0.23%
NASDAQ 26,228 ▲1.05%
NAFTA 101.93 ▼1.3%
ARI 4,035 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,312 ▼ -0.5% ETH $2,326 ▼ -1.22% XRP $1.2988 ▼ -0.22% SOL $101.2700 ▼ -0.53%
S&P 500 7,683 ▲0.78 % DOW 52,334 ▲0.23 % NASDAQ 26,228 ▲1.05 % NAFTA 101.93 ▼1.3 % ARI 4,035 ▲0.68 % S&P 500 7,683 ▲0.78 % DOW 52,334 ▲0.23 % NASDAQ 26,228 ▲1.05 % NAFTA 101.93 ▼1.3 % ARI 4,035 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të kufizojë të drejtën e protestës përmes ndryshimeve të reja ligjore.

Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku Tabaku, së bashku me deputeten Ledina Aliljolli, takuan mbi 25 persona të shoqëruar dhe të arrestuar gjatë protestës së të shtunës kundër qeverisë.

Në dalje të takimit, Tabaku denoncoi keqtrajtimin e të rinjve dhe e cilësoi paketën e prezantuar nga kryeministri si një përpjekje për t’i dhënë mbështetje ligjore sjelljes represive të qeverisë ndaj protestuesve.

“Rama del dhe prezanton një paketë të re masash, një paketë dhune, një paketë ndryshimesh ligjore për të kufizuar edhe të drejtën e protestës, për të ushtruar dhunë, për të vendosur gjoba dhe për të ligjëruar atë sjellje barbare që ka pasur qeveria”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së theksoi se prej më shumë se 16 ditësh ka qenë në mbështetje të qytetarëve dhe të rinjve të arrestuar e të shoqëruar. Sipas saj, keqtrajtimi i protestuesve ka ndodhur publikisht, në sy të qytetarëve dhe familjarëve të tyre.

“Shqipëria nuk mund të jetë shteti i dhunës, i diktaturës. Shqipëria nuk mund të jetë shteti policor, shteti ku të rinjtë dhunohen në sytë e prindërve, tërhiqen zvarrë e sillen në qeli”, deklaroi ajo.

Tabaku vuri në dukje qëndrueshmërinë e të rinjve që kanë mbushur çdo ditë rrugët e Tiranës, duke e cilësuar praninë e tyre si një mesazh të qartë kundër dhunës dhe shtetit policor. Ajo siguroi se mbështetja për të ndaluarit do të vijojë, si për ndjekjen e situatës së tyre, ashtu edhe për t’u dhënë zë dëshmive dhe shqetësimeve që kanë ngritur.

“Bashkë me Ledinën, ne i pamë, i takuam të gjithë një nga një dhe do të sigurohemi që t’u ofrojmë atyre mbështetje, por edhe të jemi zëri i tyre”, tha Tabaku, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e radhës.

Ndërkohë, deputetja Ledina Aliljolli deklaroi se kishte takuar pesë të arrestuar nga qarku i Korçës, mes të cilëve studentë, një aktor dhe një infermier. Sipas saj, infermieri ishte duke ndihmuar qytetarët e dëmtuar gjatë protestës kur është marrë nga policia. Aliljolli theksoi se do të ndiqet hap pas hapi situata e tyre, për të sqaruar arsyet e ndalimit dhe pretendimet për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.