☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,672 ▼0.46%
DOW 52,999 ▼0.87%
NASDAQ 26,068 ▼1%
NAFTA 86.64 ▲2.67%
ARI 4,581 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,247 ▲ +5.43% ETH $2,305 ▲ +10.64% XRP $1.2460 ▲ +16.59% SOL $86.8800 ▲ +5.85%
S&P 500 7,672 ▼0.46 % DOW 52,999 ▼0.87 % NASDAQ 26,068 ▼1 % NAFTA 86.64 ▲2.67 % ARI 4,581 ▲0.78 % S&P 500 7,672 ▼0.46 % DOW 52,999 ▼0.87 % NASDAQ 26,068 ▼1 % NAFTA 86.64 ▲2.67 % ARI 4,581 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Kuvend- Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për parlamentin dhe qytetarët shqiptarë

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Kreut ët Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Në seancën e kësaj të marte (30 qershor), vetëm 23 deputetë votuan pro kërkesës së Bardhit, ndërsa 75 votuan kundër.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Bardhi nuk i kurseu akuzat ndaj mazhorancës. Po ashtu, Bardhi akuzoi edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se “zgjodhi të mbrojë kryeministrin dhe jo parlamentarizmin”.

“Ka një vit parlamenti dhe nuk ke pranuar kurrë asnjë kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës. Çfarë kuptimi tjetër ka refuzimi për të përmbushur një detyrim kushtetues, për të ardhur në Kuvend dhe për të dhënë llogari, refuzimi për t’ju përgjigjur qytetarëve përmes institucioneve që i përfaqësojnë. Ky nuk është një refuzim për opozitën, por për parlamentin dhe qytetarët shqiptar. Ju zoti Kryetar nuk po mbroni kushtetutën, por kryeministrin nga llogaridhënia dhe detyra juaj është të mbroni dinjitetin e kuvendit, por ju zgjodhët të mbroni kryeministrin dhe jo parlamentarizmin. Edi Rama e di që nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Edi Rama nuk mund ta japë dorëheqjen sepse nuk është më një njeri i lirë, por peng i sistemit të ndërtuar vetë. Nuk e lejojnë të largohet sepse ka ende borxhe për të shlyer, që i shlyen duke hapur zona të mbrojtura për beton. Është ky sistem që shqiptarët po sfidojnë prej javësh në shesh. Nuk protestojnë më thjesht kundër ligjit për zonat e mbrojtjes, por kundër një sistemi qeverisje ku ligji ndryshohet për klientët me votat tuaja dhe shteti përdoret për të mbrojtur pushtetin dhe jo qytetarët. Kërkesat e protestuesve janë kërkesa që PD i ka ngritur prej kohësh dhe sot një pjesë prej tyre janë bërë edhe kushtet e BE në rrugën drejt integrimit të BE. Dëgjoni zërin e qytetarëve sepse po ju vjen fundi”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.