Kontrolle falas për parandalimin e goditjes në tru më 27 dhe 28 tetor në Shkup
Klinika e Neurologjisë organizon matje falas të tensionit, sheqerit dhe kolesterolit, si dhe ekzaminime doppler të arterieve karotide, me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru.
Qytetarët do të mund të kryejnë kontrolle falas për parandalimin e goditjes në tru më 27 dhe 28 tetor në Shkup, siç njofton “Sakam da kažam”. Më 27 tetor, përpara platosë së restorantit “Pelister” në Sheshin Maqedonia, do të bëhen matje preventive falas të tensionit të gjakut, të sheqerit dhe të kolesterolit në gjak, si dhe vlerësimi i rrezikut nga goditja në tru.
Aktivitetin e organizon Klinika e Neurologjisë, me rastin e 29 Tetorit, Ditës Botërore të Goditjes në Tru. Më 28 tetor, në Klinikën e Neurologjisë, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të mbahet ditë e hapur për qytetarët, në kuadër të së cilës do të kryhen ekzaminime falas doppler të arterieve karotide.
“Kontrollet janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të interesuar në terminin e theksuar, pa kufizim të numrit të kontrolleve”, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neurologjisë, dr. Jovan Bozhinovski, i cili shton se goditja në tru përbën një sfidë të rëndësishme të shëndetit publik.
Sipas dr. Bozhinovskit, njohja në kohë e shenjave paralajmëruese, kontrolli i faktorëve të rrezikut dhe marrja e shpejtë e ndihmës së duhur mjekësore janë thelbësore për pakësimin e pasojave dhe për shpëtimin e jetëve njerëzore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.