☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,147 ▼ -0.11% ETH $2,190 ▲ +0.18% XRP $1.4166 ▲ +0.35% SOL $86.9500 ▼ -0.3%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Kuvendi i bashkuar për integrimin, Rama: U befasova! E kuptuan se s’ka bllokim të negociatave

Si çdo të dielë, edhe këtë 17 maj, kryeministri Edi Rama transmetoi podkastin e tij “FLASIM”, ku u ndal tek zhvillimet aktuale politike dhe sociale në vend, sfidat e qeverisjes dhe prioritetet e së ardhmes.

Ai e ka nisur fjalën e tij me zhvillimet më të rëndësishme të javës, mes të cilave ka komentuar votimin në Kuvend të rezolutës së lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku për herë të parë opozita dhe mazhoranca u bashkuan në qëndrim.

Kreu i qeverisë tha se është befasuar pozitivisht nga ky bashkim votash në Kuvend, duke e cilësuar si një zhvillim të mirëseardhur për politikën shqiptare.

“Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse për një rezolutë të lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Më vjen mirë realisht që ndodhi diçka e tillë.

Do të ishte mirë të ndodhte vazhdimisht kur flasim për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe një herë e vetme, prapë se prapë, është një herë me vlerën e vet dhe më vjen mirë po ashtu që, me sa unë kuptoj, e kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm, që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i ri dhe i mirë, si të gjitha lajmet për hapjen e kapitujve, të kapërcimit në fazën tjetër të procesit dhe do të hapet edhe rruga për fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave.”, tha kryeministri, duke e lidhur këtë zhvillim me “varkën e Shqipërisë europiane”, ku sipas tij të gjitha forcat politike duhet të kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Rama: Marrëdhëniet Shqipëri-Estoni në një fazë të re

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Estonisë, kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, veçanërisht në fushat e teknologjisë, digjitalizimit, inteligjencës artificiale dhe inovacionit, duke vlerësuar Estoninë si një model pionier në këtë drejtim dhe duke nënvizuar interesin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Estonisë hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, posaçërisht në teknologji, digjitalizim, inteligjencë artificiale, inovacion në tërësi, ku Estonia ka qenë një pioniere dhe ku sot Shqipëria shihet me respekt dhe unë u ndjeva mirë, për hir të së vërtetës, pasi miqtë estonezë ishin shumë të informuar për zhvillimet teknologjike dhe digjitale të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, shumë të interesuar edhe ata për të forcuar komunikimin, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes dy vendeve tona.”, tha Rama.

Shqipëria e para në rajon në fushën e Prokurimeve Publike

Rama u ndal edhe te zhvillimet në fushën e prokurimeve publike në Shqipëri, duke i cilësuar rezultatet e këtij sektori si një nga arritjet më të rëndësishme në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, të dhënat e fundit tregojnë një ecuri të konsiderueshme pozitive të Shqipërisë në këtë fushë, e cila përbën një nga kapitujt kyç të negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria renditet e para në rajon në këtë drejtim dhe në disa tregues kryesorë qëndron edhe mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

“Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një kapitull ku, ndryshe nga pasqyra tërësisht e deformuar e realitetit e kanaleve dhe e portaleve të këtushme, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës.

Sot, në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para në rajon dhe me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, ndërkohë që në disa indikatorë kryesorë Shqipëria ndodhet mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Për shembull, ndërsa mesatarja e procedurave me një ofertues në vendet e BE-së është mbi 32%, në Shqipëri kjo shifër është 23.5%, ndërsa në prokurimet për punë publike ajo zbret në 12%. Edhe të dhëna të tjera flasin pikërisht për faktin se lufta kundër korrupsionit, e cila nuk është thjesht dhe vetëm lufta në frontin që ne mundësuam dhe që, falë vullnetit tonë, u hap në anën e drejtësisë, por është edhe lufta e përditshme sistematike në anën e modernizimit të shtetit dhe të ndërtimit të sistemeve që e bëjnë gjithmonë e më pak të pranishme prezencën e korrupsionit.”, tha kreu i qeverisë.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Hap në drejtimin e duhur

Këtë javë u nënshkrua një partneritet i ri dhe i rëndësishëm mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare, me fokus mbështetjen dhe zgjerimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në vend.

Lidhur me këtë zhvillim, kryeministri Rama tha se kjo marrëveshjen synon t’u japë qytetarëve më shumë mundësi rritjeje përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të shtetit.

“Këtë javë nënshkruam edhe partneritetin shumë të rëndësishëm mes shtetit dhe sistemit bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare. U hodh një hap i paralajmëruar, por që është një hap në drejtimin e duhur me një potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e mëtejshme të sipërmarrjes shqiptare. Nënshkrimi i partneritetit ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një derë e hapur, një program që u jep shumë më tepër mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të rriten përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë për kredinë e tyre.

Një program i lindur nga nevoja tanimë gjithmonë e më e zëshme e sipërmarrjes së vogël shqiptare për t’u rritur në bazë të themeleve të hedhura me shumë punë, me shumë përpjekje, me shumë mund dhe, në shumë raste, me eksperiencën e fituar në emigracion.

Njerëz me ide, njerëz me energji, me vullnet kanë nevojë të kenë shtetin në krah, të kenë qeverinë në krah për ta zgjeruar aktivitetin e tyre, pasi për të riinvestuar duhet një financë që ata hë për hë nuk e kanë, por nga ana tjetër kanë në dorë një zanafillë që mund ta kthejë atë financim të kredituar në një sukses komercial plotësisht të arsyeshëm për kredinë mbështetëse.”, tha ai.

Rama u shpreh se përmes këtij programi do të ofrohen kredi me interesa të ulëta, që variojnë nga 2 deri në 3%, si dhe garanci sovrane nga 30 deri në 70% në varësi të nivelit të riskut, duke e cilësuar këtë si një mundësi konkrete për mijëra biznese shqiptare që të dyfishojnë aktivitetin e tyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.