☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,161 ▼ -0.33% ETH $2,378 ▼ -1.51% XRP $1.2732 ▼ -1.74% SOL $102.1800 ▼ -1.58%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Arben Fetai

Kuvendi, në kuadër të seancës së 104-të të sotme, konfirmoi dorëheqjen e zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.Zëvendëskryeministri Fetai dha dorëheqjen më 1 qershor, duke njoftuar vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një postim në Facebook, Fetai tha se po largohej nga detyra me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër.

“Ky është një vendim i menduar mirë, i marrë me bindjen se është hapi më i drejtë dhe dinjitoz në rrethanat aktuale. Gjatë këtyre dy viteve, kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reformat që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit.

Falënderoj të gjithë ata që besuan tek unë, më mbështetën dhe bashkëpunuan me mua në këtë udhëtim. A jam plotësisht i kënaqur me atë që kam arritur? Sigurisht që jo. Gjithmonë ka vend për më shumë dhe për më mirë. Por a kam punuar me përkushtimin maksimal për të hedhur një themel të fortë mbi të cilin të ndërtoj në të ardhmen? Pa hezitim”, thuhet në dorëheqjen e Fetait.

Në dorëheqjen e tij, ai shpreh mirënjohje për besimin e treguar ndaj tij për të kryer funksionin e Zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, por shton se në rrethanat aktuale, kushtet e nevojshme nuk ekzistojnë më që ai të kryejë funksionin me efikasitetin e kërkuar dhe për këto arsye ai po largohet nga pozicioni i tij./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.