☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.35 ▼1.39%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,144 ▼ -0.74% ETH $2,326 ▼ -0.58% XRP $1.2925 ▼ -1.85% SOL $100.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.35 ▼1.39 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, në fokus financat, bujqësia dhe hekurudha Tiranë-Durrës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancë plenare, me një rend dite prej 24 pikash, ku në fokus do të jenë interpelanca me ministrin e Financave, Petrit Malaj, shqyrtimi i disa projektligjeve të rëndësishme dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pika më e debatueshme e seancës pritet të jetë interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, përfshirë dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore, censin e bujqësisë, mbrojtjen e tokës bujqësore dhe akuakulturën, si edhe ndryshime në ligjin për menaxhimin e kimikateve dhe atë për librin.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe ratifikimi i marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Deputetët do të votojnë gjithashtu marrëveshjen e bashkëpunimit teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe Konventën për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e një sërë projektrezolutash për veprimtarinë gjatë vitit 2025 të institucioneve si KQZ, Banka e Shqipërisë, RTSH, AMA, AKEP, AMF, ERE dhe Enti Rregullator i Ujit, ndërsa në fund janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.