☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.59 ▼4.35%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.59 ▼4.35 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.59 ▼4.35 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Kuvendi miraton amnistinë, përfitojnë 175 të dënuar

Kuvendi ka miratuar ligjin për dhënie amnistie për 175 të burgosur. Po ashtu, nga kjo amnisti 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

Seanca plenare e Kuvendit e miratoi amnistinë me 102 vota pro nga deputetët, 1 abstenim, 2 kundër dhe 3 të cilët nuk votuan.

Ndryshe nga amnistia e vitit 2016, këtë herë amnistohen vetëm të dënuarit me vendim penal të formës së prerë të vënë në ekzekutim, ose për të cilët ka filluar ekzekutimi i vendimit penal. Nuk parashikohet dhënie amnistie për çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhin.

Nga 5351 të dënuar dhe të paraburgosur, 2632 prej të cilëve janë të dënuar me vendim të formës së prerë, nga këta të fundit, 175 përfitojnë amnisti. Janë 150 meshkuj dhe lirohen menjëherë, 23 të dënuara femra dhe dy të mitur, ndërsa 29 gra dhe vajza të tjera përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit.

Seanca plenare votoi edhe projektligjet dhe aktet e tjera normative në rendin e ditës.

U miratua me 80 vota pro akti normativ “Për disa shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””. U miratua me 84 vota pro akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2019″, të ndryshuar”.

U miratua me 84 vota pro projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar”‘.
U miratua me 86 vota pro projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Me 78 vota kundër u rrëzua dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 92/2019 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.