🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.41 ▲2.33%
ARI 4,109 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,513 ▼ -0.4% ETH $2,432 ▼ -0.5% XRP $1.3408 ▲ +0.38% SOL $104.5400 ▼ -1.51%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,109 ▼0.99 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.41 ▲2.33 % ARI 4,109 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Orë policore për të miturit e pashoqëruar dhe ndalim protestash më 24 tetor në Tulon

TULON (Francë), 22 tetor /ATSH/ – Prefekti i departamentit Var, Simon Babre, njoftoi një sërë masash kufizuese në Tulon, në Francën jugore, përfshirë një orë policore që synon ekskluzivisht të miturit e pashoqëruar, si dhe një ndalim të demonstratave në qendër të qytetit të shtunën, sipas BFMTV, njoftoi shërbimi në frëngjisht i AA-së.

Ora policore do të jetë në fuqi nga ora 18:00 e së shtunës deri në orën 06:00 të së dielës.

”Do të zbatohet në qendër të Tulonit, si dhe në qendrat tregtare Grand-Var dhe Avenue 83 në La Valette-du-Var”, specifikoi prefekti gjatë një konference për shtyp.

Demonstratat do të ndalohen gjithashtu në qendër të Tulonit të shtunën, midis orës 11:00 dhe mesnatës, sipas të njëjtit burim.

Prefekti njoftoi gjithashtu një ndalim për fshehjen e fytyrës në publik, i cili do të hyjë në fuqi të mërkurën në orën 14:00. dhe do të mbeten në fuqi deri të hënën në orën 09:00.

”Transporti dhe posedimi i pajisjeve piroteknike, armëve ose objekteve që mund të përdoren si predha do të ndalohet gjithashtu”, theksoi Simon Babre, siç citohet nga media franceze.

Si pjesë e masave të sigurisë, 50 oficerë sigurie do të vendosen në Toulon për të siguruar mbrojtjen e dyqanxhinjve.

Tarracat e kafeneve do të kufizohen në 50% të kapacitetit të tyre.

Transporti publik i qytetit do të pezullohet nga e shtuna në orën 10:00 deri të dielën në orën 06:00./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.