Rajoni
Lagarde: Greqia ka ende shumë punë për të bërë
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde deklaroi se Greqia ka ende shumë punë për të bërë përpara se të përfundojë një marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë.
“Ne të gjithë po punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për Greqinë dhe nuk mund të them se kemi arritur rezultate thelbësore”, deklaroi Lagarde për televizionin publik gjerman, ARD.
“Gjërat kanë lëvizur, por ngelet ende shumë për të bërë”, theksoi ajo.