🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.95 ▲0.13%
ARI 4,187 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,597 ▼ -2.85% ETH $1,696 ▼ -3% XRP $1.1260 ▼ -4.45% SOL $68.6300 ▼ -4.6%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.95 ▲0.13 % ARI 4,187 ▼1.39 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.95 ▲0.13 % ARI 4,187 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Bota

Lajçak: Pragmatisti mes Moskës dhe Perëndimit

53-vjeçari Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë, llogaritet në vendlindjen e tij si një politikan i kompromiseve. Ai është ndër kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të OKB.

Profesionalitet dhe përgjegjësi – kjo është motoja e Miroslav Lajçakut, të cilën e ka ndjekur në karrierën e deritanishme. 53-vjeçari nga Sllovakia është zgjedhur tre herë në postin e ministrit të Jashtëm. Për herë të parë në periudhë  2009 – 2010, si kandidat i pavarur. Në mandatin e dytë si anëtar i kabinetit të kryeministrit Robert Fico (2012 – 2016). Ndërsa prej marsti të këtij viti ka edhe postin e zëvendëskryeministrit – ende si kandidat i pavarur. Nuk ka dyshim se ai gëzon një popullaritet të veçantë, mendon edhe Matúš Kostolný, kryeredaktor i gazetër Dennik N, në bisedë me DW. “Jam i bindur se shumica e sllovakëve do të ishin krenarë sikur Lajçak të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB”. Ai konsiderohet si profesionist dhe i besueshëm.

Ministri i Jashtëm sllovak ka një përvojë të gjatë. Si absolvent i Institutit në Moskë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fakultetit Juridik në Bratisllavë, në vitin 1988 u fut në shërbimin e jashtëm të Partisë së atëhershme Komuniste në Çekosllovaki. Me vetëm 31 vjeç, ishte ambasadori më i ri i vendit, në Japoni. Por rajoni ku ai më së shumti ka përvojë është Ballkanit. Në periudhën 2001 –  2005 si ambasadori i Sllovakisë në Republikën Federale të Jugosllavisë, e më pas edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Me 2006 ishte i ngarkuari i posacëm i BE për referendumin e pavarësisë në Mal të Zi.

Aftësitë diplomatike

Pika kulmore e angazhimit të tij në Ballkanin Perëndimor ishte pozicioni i përfaqësuesit të lartë të OKB në Bosnje-Hercegovinë, në vitin 2007 – 2009. “Mendoj se Lajçak është diplomati i parë që erdhi si përfaqësues i vërtetë i OKB në këtë vend”, thotë Aleksandar Trifunoviq, kryeredaktor i portalit Buka, në B-H. Sjellja e tij ndaj politikanëv në këtë vend konsiderohet si një sukses i madh.

„Përfaqësuesit tjerë të OKB kanë ofenduar politikanët lokalë, apo e kanë ngritur edhe zërin. Lajçak i ka plotësuar të gjitha obligimet diplomatike në qetësi dhe në mënyrë perfekte”, thotë Trifunoviq. Aftësia diplomatike e tij vlerësohet edhe nga Daliborka Uljareviq, drejtuese e Center for Civic Education (CCE). “Lajçak është një diplomat i aftë, i cili gjithmonë ka ditur të sillet dhe të veprojë mirë, në harmoni me qëndrimet e BE”. Uljareviq dhe Trifunoviq mendojnë se Lajçak do të mbahet mend në B-H dhe Mal të Zi, si një diplomat i aftë.

Mbështetja e mundshme nga Moska

Diplomacia e kujdeshme e Lajçakut dhe gatishmëria për kompromise mund ta sjellë edhe në majat e diplomacisë botërore. Ai së bashku me kandidatin serb Vuk Jeremiq dhe ish-kryeministrin portugez Antonio Guterres, konsiderohen si favoritë. Në OKB flitet madje se Lajçak do të mund të kishte edhe mbështetjen e Rusisë.

Rusia ka shprehur dëshirën që në këtë post të emrohet një politikan nga vendet evropianolindore. Spekulimet për mbështetjen e Rusisë janë shtuar pas vizitës së kryeministrit sllovak Robert Fico në Moskë, në gusht të këtij viti. Në Sllovaki ai konsiderohet si një zë i arsyes, i cili shpesh ka ndërmjetësuar mes pozicioneve ekstreme të vendit të tij për refugjatët, në krizën e raporteve të BE me Britaninë e Madhe apo me Rusinë. Por Lajçaku mund të shnderrohet tani në një viktimë të politikës së vendit të tij. Kryeministri Fico i ka kritikuar gjatë vizitës në Moskë sanksionet kundër Rusisë. Ndaj është e mundur që me 5 tetor të keto ndonjë veto kundër tij, nga anëtaret e përhershme të KS të OKB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.