Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës, duke dhënë detaje mbi situatën dhe duke hedhur poshtë pretendimet për humbje jete.
“Asnjë humbje jete në strukturat spitalore. Përkujdesje shëndetësore maksimale për çdo të lënduar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu bëhet me dije se në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.
Në të njëjtin spital është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se po e ndjek situatën në koordinim të vazhdueshëm me strukturat përkatëse dhe se do të informojë në vijim për çdo zhvillim të ri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.