FOTO/ Nga protesta te sulmi ndaj bizneseve, persona të maskuar godasin bankën e nivelit të dytë dhe i vënë zjarrin! Rrezik
Vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Gjatë tensioneve, disa prej protestuesve kanë sulmuar edhe një bankë të nivelit të dytë.

Më pas ata i vunë zjarrin, siç shihet edhe në foto. Flakët përfshinë gjithçka, teksa u rrezikuan edhe godinat pranë, si biznese, Ambasada e Vatikanit dhe një pallat i banuar.

Në pamje duken disa të rinj të maskuar me shall në fytyrë, të cilët tentojnë të thyejnë xhamat me sende të forta, ndërsa i vendosën flakën edhe ambienteve brenda bankës, me zjarrëfikëset që ndërhynë menjëherë.

Ndërkohë, policia vazhdon të shpërndajë tubuesit me ujë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.


Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.